Kosova

Çka i tha Vuçiq Kurtit në takim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar për herë të parë në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ky takim po ndërmjetësohet nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në takimin në Bruksel ka pasur “provokime” nga ana e Kosovës.

“Ai erdhi duke mos u pajtuar për asgjë. Erdhi e më pyeti se kur do ta njohim Kosovën. I kam thënë kurrë. Ka shpërthyer”, ka thënë Vuçiq pas takimit.