Lajme
Çka e pengon ndërtimin e banesave në Zvicër?
Procedurat burokratike duket sa janë problemi kryesor për ndërtim në shtetin zviceran. Kjo për faktin se kushdo që dëshiron të ndërtojë në Zvicër, përballet me procedura që mund të marrin kohë me vite. Rastin i njëjtë është edhe me ndërtimet në Liestal në Basel, shkrun Blick, raporton albinfo.ch.
Në hapësirën e ish-fabrikës së eksplozivëve në Cheddite në Liestal, rreth një dekadë më parë do të duhej të ndërtohej një kompleks banesor. Kjo nuk është bërë e mundur për shkak që çështja ka shkuar në gjykatë, për shkak që nga autoritetet është marrë vendimi se disa ndërtesa janë klasifikuar si të mbrojtura.
Në hapësirën e ish-fabrikës ishte planifikuar të ndërtohen 80 apartamente, por sipas kryebashkiakut, për shkak të arsyeve të përmendura kjo mund të marrë kohë. “Duhet të duhen të paktën katër deri në pesë vjet përpara se të ndërtohen apartamentet e planifikuara”, i ka thënë Daniel Spinnler, gazetës, Blick, përcjell albinfo.ch.
Meqë rasti nga gjykata e kantonit ka shkuar në Gjykatën Federale, kjo do të marrë shumë kohë dhe nuk është problem vetëm për kantonin në fjalë por, për të gjithë Zvicrën. Shteti po përballet me mungesa të ndërtimit, hapësirave të banimit dhe rritjes së qirave.
Raste të ndalimit të ndërtimit, Blick raporton se ka kudo nëpër Zvicër. Në shkurt është ndaluar ndërtimi në Murten Fribourg, për shkak që qyteti i vjetër të rrethohet nga një zonë e pazhvilluar. Në Rotmonten të St. Gallen po ashtu është ndërprerë ndërtimi, sepse banorët refuzojnë të shkatërrohet gjelbërimi, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër Papunësia në Zvicër u rrit vitin e kaluar pasi ra në një nivel shumë të ulët...
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut