Kuriozitete
Çka duhet të dini rreth planetit Tokë?
Toka është planeti i pestë për nga madhësia në sistemin diellor. Ky planet, që është strehë e miliarda njerëzve dhe miliarda gjallesave të tjera, thuhet se është krijuar gati para pesë miliardë vjetësh.
Por sa shumë dini rreth planetit në të cilin jetojmë? Këto janë disa fakte rreth Tokës, që albinfo.ch ka përzjedhur nga seriousfacts.com.
Sipas shkencëtarëve, Toka është rreth 4.6 miliardë vjet e vjetër.
Forma e Tokës nuk është plotësisht e rrumbullakët. Është pak e shtypur në skajin verior dhe atë jugor.
Deri më tash, Toka njihet si planeti i vetëm që ka pllaka tektonike.
Toka është e mbështjellë nga atmosfera, që përmban 21 për qind oksigjen, 78 për qind nitrogjen dhe pjesa tjetër përbëhet nga gazëra të tjera.
Deri më tash, Toka njihet si i vetmi planet në të cilin ka jetë.
Para lisave/pemëve, në Tokë ka pasur kërpudha gjigante.
Fotografia e parë e Tokës është bërë nga hapësira në tetor të vitit 1946.
Toka është i vetmi vend në të cilin uji mund të jetë në tri gjendje: i lëngët, i ngurtë dhe në formë të avujve.
Nëse Toka nuk do të kishte hënë, ditët do të ishin të gjata vetëm gjashtë orë.
Në Tokë jemi vazhdimisht në lëvizje.
Toka ka një fushë magnetike shumë të fuqishme. Ajo është më e fortë në pole dhe më e dobët në ekuator.
Mali në i lartë në planetin Tokë është Everesti.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Nis referendumi kundër ID-s elektronike zvicerane Qytetarët zviceranë ndoshta do të duhet të votojnë përsëri për propozimet për të futur një identitet...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?