Lajme
Çka do të lejohet të rihapet dhe çka jo në Austri?
Tashmë është zyrtare. Shkollat dhe dyqanet tregtare si dhe sallonet e parukerisë do të hapen nga dita e hënë. Hotelet dhe restorantet do të mbesin të mbyllura deri më 7 janar. Albinfo Austria sjell se cilat masa do t'i lehtësojë Austria dhe cilat jo?
Pas tri javë mbylljeje, Austria do të bëjë gradualisht lehtësimin e masave. Shkollat, kopshtet e fëmijëve, dyqanët tregtare dhe zyret shërbyese do të hapen nga dita e hënë, më 7 dhjetor. Shkollat e larta dhe universitetet do të vazhdojnë mësimin në distancë, me përjashtim të maturantëve. Kufizimet e daljes jashtë shtëpisë pa ndonjë arsye do të vazhdojnë të aplikohen nga ora 20.00 – 06.00 e mëngjesit. Në anën tjetër, përjashtime do të këtë për festën e Krishtlindjes dhe natën e Vitit të Ri. Për këto festa do të lejohen të takohen deri dhjetë persona, ka njoftuar qeveria austriake të mërkurën në një konferencë për shtyp. “Masat që ndërmorëm në javët e fundit kishin efekt. Me rënien e numrit të infektuarve, tani mund të marrim hapa drejt zhbllokimit”, shkruan krone.at, përcjell Albinfo Austria.
Ja, çka do të rihapet nga 7 dhjetori
Shkollat e detyrueshme dhe kopshtet e fëmijëve do të rihapën të hënën. Nga mosha dhjetë vjeç, kërkohet që nxënësit të bartin maskën edhe gjatë orës mësimore.
Dyqanet tregtare dhe shërbimet do të hapen duke respektuar rregullat e masave mbrojtëse. Ekziston rregulli prej 10 m2 për secilin klient.
Muzetë dhe bibliotekat lejohen po ashtu të rihapen, megjithatë kërkohet gjithashtu përdorimi i maskës. Kufizimi prej 10m2 do të aplikohet për secilin vizitor.
Nga e hëna, dy familje mund të takohen, që do të thotë maksimumi gjashtë të rritur dhe gjashtë fëmijë.
Kufizimet e daljes nga shtëpia vazhdojnë të mbesin në fuqi për orarin e natës. Gjatë Krishtlindjes deri në dhjetë persona mund të festojnë së bashku, pavarësisht që pjesëtarët e ahengut munden me qenë të familjeve të ndryshme.
Sportet në natyrë, si skijimi dhe patinazhi në akull, lejohen nga 24 dhjetor.
Ja, cilat aktivitete dhe biznese do të mbesin të mbyllura
Një pjesë kryesisht e madhe e institucioneve dhe aktiviteteve kulturore dhe kinematë qëndrojnë të mbyllura deri më 6 janar. Një rivlerësim duhet të bëhet pas pushimeve.
Shkollat e larta dhe universitetet vazhdojnë mësimin në distancë – përjashtim bëjnë klasat e maturës, të cilat do t’i rikthehen funksionimit normal.
Gastronomia dhe hotelet mbesin të mbyllura deri më 6 janar. Marrja me vete e ushqimit apo shërbimi me porosi vazhdon të jetë i mundshëm.
Nuk do të këtë tregje për Krishtlindje dhe as “stande” të vërës së nxehte apo “Punsch”. Pije alkoolike të hapura nuk lejohet të shiten.
Sportet në ambiente të mbyllura dhe ato që kanë kontakt me persona, mbesin të ndalura.
Detyrim me karantinë kur hyni nga zonat me rrezik
Karantina në Austri do të vazhdojë të jetë në fuqi deri në dhjetë ditë. “Testimi falas” mund të bëhet vetëm pas pesë ditësh të rikthimit në Austri. Kjo masë do të fillojë të praktikohet nga 19 dhjetori deri më 10 janar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?