Lajme
Çka dihet deri më tani për sulmin ndaj 50 vjeçarit në Cyrih

Një 15-vjeçar me origjinë arabe zvicerane goditi me thikë një hebre ortodoks në rrugë në qendër të Cyrihut mbrëmjen e së shtunës.
Policia e qytetit ka arrestuar të dyshuarin dhe sipas policisë kantonale të Cyrihut, si motiv po hetohet edhe antisemitizmi, transmeton albinfo.ch.
Kryetari i qarkut të Cyrihut dhe drejtori i sigurisë Mario Fehr e ka konsideruar si sulm terrorist.
“Për mua personalisht është një sulm terrorist sepse dikush u ther me thikë thjesht për shkak të përkatësisë së tij fetare. Jeta e viktimës është jashtë rrezikut. Ndjenja e sigurisë mes bashkëqytetarëve hebrenj është tronditur”, ka thënë ai, shkruan SRF.
Ndryshe, Mehr ka shtuar se përmes një video, sulmuesi është solidarizuar me “IS”, video që tani është objekt hetimi. Në video bëhej thirrje për sulme ndaj hebrenjëve dhe “therrje të jobesimtarëve”.
E-Diaspora
-
Dy motrat shqiptare nga Italia në Kampionatin për Shah Bëhet e ditur se dy motrat, Asia dhe Cloe Gjoka, janë shumë të talentuara në shah...
-
Austri: Arrestohet shqiptari 20-vjeçar me dy patenta shoferi false
-
Arrestohet shqiptarja, ka rrëmbyer fëmijën e saj nga ish bashkëshorti
-
Blina Kurti fitoi tri medalje në Kampionatin e Xhudos në Gjenevë
-
Rama: Pas dy javësh do të takoj shqiptarët në Itali
Jeta në Zvicër
-
Në qiellin e Luganos, u shfaq një spirale misterioze Mediat zvicerane i kanë kushtuar vëmendje një fenomeni në Lugano e lëshuar nga një përdorues i...
-
Gjykata e Lartë e Cyrihut dënon 80-vjeçarin serb me 19 vite burg dhe ndalim hyrje në Zvicër
-
Çfarë do të përfitojë Zvicra nga pakti i BE-së për migracionin?
-
Lara Gut-Behrami shënon fitoren e tretë këtë dimër
-
Aeroporti i Gjenevës regjistron rritje në të ardhura në 2024