Autotech
Çka blejnë më së shumti beqarët?
Gjatë 24 orëve, mijëra marka ofruan zbritje të mëdha për produktet e tyre
Apple ishte marka e telefonave që pati shitjet më të mëdha gjatë ditës së beqarëve në Kinë, duke tejkaluar rivalët kinezë në platformën Alibaba.
Kjo e fundit publikoi listën e produkteve në kategori të ndryshme që patën shitjet më të mëdha në platformën e gjigantit të tregtisë online.
Apple zuri vendin e parë në kategorinë e telefonave, por Alibaba nuk publikoi të dhëna të detajuara për njësitë e shitura.
Kompania amerikane e teknologjisë ishte një ndër 237 markat që kaluan 14.36 milionë dollarë në shitje gjatë ditës së Beqarëve.
Eventi vjetor i Alibaba, gjeneroi një vlerë rekord prej 30.8 miliardë dollarë të ardhura nga shitjet, që kalon të Premten e Zezë në SHBA. Gjatë 24 orëve, mijëra marka ofruan zbritje të mëdha për produktet e tyre, transmeton ‘Scan’.
Të dhënat nga firmat kineze nuk dhanë detaje në tipet e iPhone që u shitën. Huawei, prodhuesi më i madh në Kinë me pjesë tregu, ka kaluar Apple së fundmi duke u bërë i dyti më i madh në të gjithë botën, përcjell albinfo.ch.
Gjatë ditës së beqarëve në Kinë, Huawei ishte shitësi i dytë më i madh në platformat e Alibaba, ndjekur nga Xiaomi. Samsung, që ka pasur dobësi në tregun kinez prej kohësh, zuri vendin e tetë.
Apple është rimëkëmbur në tregun kinez gjatë tremujorëve të fundit, pas periudhave të vështira në ekonominë e dytë më të madhe në botë. Gjatë tremujorit të tretë, Apple pati rritje të të ardhurave me 16% në Kinë.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër