Kosova
Çka blejnë kosovarët më së shumti në internet?
Blerja e veshjeve është në krye të listës së produkteve të preferuara që konsumatorët kosovarë i porosisin dhe i paguajnë në internet. Konsumatorët kryesisht porosisin produkte përmes telefonave inteligjentë (89 për qind), 10 për qind përmes laptopëve të tyre, ndërsa vetëm 1 për qind e mbajtësve të kartave praktikojnë blerjet përmes kompjuterëve.
Fill pas veshjeve, njerëzit janë më të interesuar të porosisin produkte dhe shërbime nga platforma Gjirafa.com, dhe në të njëjtën masë, të anketuarit blejnë lodra, bizhuteri dhe produkte shtëpiake. Këto të dhëna rezultuan nga hulumtimi rajonal i kryer nga Visa.
Veshjet janë produkti i parë më i popullarizuar në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Serbi, me përjashtim të Bosnjës dhe Hercegovinës, ku vjen i renditur si i dyti. Në Malin e Zi, porositja e ushqimit përmes aplikacioneve është më e popullarizuara pas veshjeve, ndërsa në shumicën e vendeve në rajon, këto aplikacione zënë vendin e katërt dhe të gjashtë.
Për pjesëmarrësit e hulumtimit, përfitimet kryesore të pagesave në internet përmes smartphone-it janë komoditeti (52 për qind), thjeshtësia përkundrejt opsioneve të tjera (41 për qind) dhe shpejtësia (40 për qind). Në të njëjtën kohë, 22 për qind e të anketuarve besojnë se pagesa me smartphone ofron rekomandime të personalizuara, si dhe përmbajtje specifike bazuar në vendndodhjen e përdoruesve.
“Më vjen mirë që në Kosovë dhe rajon ka një vetëdije të fortë për blerjet në internet dhe që konsumatorët vlerësojnë ofertat e personalizuara të mundësuara me zhvillimin e tregtisë elektronike. Është pikërisht tregtia elektronike në të gjithë botën, që ka lulëzuar dhe ka ndikuar në transformimin digjital të shumë bizneseve dhe kategorive retail, gjë që ndikon gjithashtu në zakonet tona të përditshme, siç janë mënyrat e blerjes. Këtë mund ta shohim në rezultatet e hulumtimit që kemi kryer, i cili tregoi se qytetarët po përqafojnë inovacionin dhe gjithnjë e më shumë po përdorin telefonët e tyre të mençur kur paguajnë në internet, sepse kjo u sjell atyre përfitime të shumta, kryesisht shpejtësi, efikasitet dhe siguri“, tha Vladimir Djordjevic, menaxher i përgjithshëm i Visa për Evropën Juglindore.
Kur bëhet fjalë për frekuencën e blerjeve në internet, 20 për qind e të anketuarve në Kosovë blejnë produkte dhe shërbime disa herë në muaj, dhe në mesin e atyre që nuk kanë provuar ende të blejnë në internetin përmes telefonave inteligjentë, 68 për qind e tyre planifikojnë ta bëjnë këtë në të ardhmen e afërt.
Pranimi më i shpejtë dhe më i lehtë i metodave inovative të pagesës u ndikua kryesisht nga përvoja personale pozitive (76 për qind), si dhe rekomandimet e anëtarëve të familjes (42 për qind), miqve (33 për qind) dhe bankës (32 për qind).
Pavarësisht zakoneve të ndryshme të blerjes, hulumtimet tregojnë se blerësit nga rajoni kanë gatishmëri të ngjashme për të adoptuar teknologji moderne./Telegrafi
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra