Kosova

Çitaku: Të rinjtë që hapin biznise në Kosovë janë heronj

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku i ka quajtur heronjë kosovarët e rinj që hapin biznese në Kosovë.

Këto deklarata Çitaku i ka bër pas një takimi në Odën Ekonomike Amerikane të Kosovës. 

“Një takim shumë i frytshëm me përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës. 

U ndjeva jashtëzakonisht mirë kur dëgjova projektet e shumta dhe idetë inovative nga përfaqësuesit e biznesit kosovar. 

Këta të rinjë, që kanë zgjedhur të rrijnë në Kosovë, të hapin biznese dhe të krijojnë vende të reja pune janë heronjë. 

Si Ambasadë do të jemi në shërbimin e tyre duke ofruar ura bashkëpunimi me kompanitë Amerikane”, ka shkruar Çitaku në rrjetin social “Facebook”.