Kosova
Çitaku: Nuk po e kontestoj përmbajtjen e Ligjit për Zgjedhje, por ky është shantazh dhe bullizëm politik
Rreth zhvillimeve të fundit dhe ndryshimit për Ligjin e Zgjedhjeve, ka reaguar edhe ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Vlora Çitaku.
Çitaku nuk e konteston përmbajtjen e ligjit, por thotë se e neverit metoda e përdoru për të ndryshuar këtë ligj.
Ajo nëpërmjet një shkrimi në “Facebook” ka shkruar se kjo nuk është demokrati por shantazh dhe bullizëm politik.
“Ligji për Zgjedhjet është instrumenti më i rëndësishëm për mirëmbajtjen e demokracisë në Kosovë. Pra, pikërisht këtë demokraci në të cilën një parti opozitare fiton në mënyrë të pakontestuar 50% të votave. Nuk po e kontestoj e as diskutoj përmbajtjen e ligjit. Por, po më neverit metoda e përdorur. Pa debat dhe pa asnjë konsultim, as me opozitën e as me shoqërinë civile. Kjo nuk është demokraci. Ky është shantazh dhe bullizëm politik”, ka shkruar Çitaku.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra