Kosova

Çitaku lë pozitën e ambasadores në SHBA

Vlora Çitaku ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se do ta lërë pozitën e ambasadores në SHBA.

Gjatë ditës, ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, i ka propozuar presidentit që t’i kthejë në Prishtinë shtatë ambasadorë të zgjedhur me çelës politik, në mesin e të cilëve ishte edhe Çitaku.

Ambasadorja ka thënë se është e vetëdijshme se kthimi i saj mund të bëhet vetëm me vendim të presidentit, por vendimin për ta lënë pozitën e ka marrë për ta respektuar kërkesën e Qeverisë, transmeton koha.net.