Kosova

Çitaku i tregon Trumpit për kulturën dhe tolerancën ndërmjet religjioneve në Kosovë

Vlora Çitaku, ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u takua me presidentin amerikan Donald Trump, gjatë një darke të iftarit të shtruar në Shtëpinë e Bardhë.

Çitaku ka thënë se i ka treguar Trumpit se në shtetin e Kosovës, ka kulturë tolerance dhe harmoni ndërmjet religjioneve.

“Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në darkën e iftarit të shtruar në Shtëpinë e Bardhë të isha e ulur përkrah Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Z. Donald J. Trump.

Presidentit Trump i tregova se në shtetin tonë sekular, ka një kulturë tolerance dhe harmoni ndërmjet religjioneve.

Po ashtu, e njoftova në detaje mbi sfidat me të cilat ballafaqohemi aktualisht në Kosovë dhe biseduam mbi domosdoshmërinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të SHBA-ve në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon shteti ynë i ri”, ka shkruar Çitaku në rrjetet sociale, përcjell albinfo.ch.

Në darkë ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të administratës Amerikane, Zv Presidenti Pence, Sekretari i Mbrojtjes Shanahan, Sekretari i Thesarit Mnuchin, Ambasadorë, etj”.