Kosova

Çitaku flet në OKB për zyrtarin rus, të cilin e arrestoi policia e Kosovës

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është diskutuar sërish sot për Kosovën, ku pati sërish akuza mes Ivica Daçiqit dhe Vlora Çitakut.

Në këtë mbledhje u fol për vazhdimin e qëndrimit të UNMIK-ut në Kosovë.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, akuzoi Kosovën se ka sulmuar zyrtarin rus të UNMIK-ut.

Pasi Daciq foli për shifra të rrejshme rreth viktimave të luftës në Kosovë, Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, ia rikujtoi atij në Këshillin e Sigurimit numrin e viktimave shqiptare, numrin e grave të dhunuara nga forcat serbe dhe personat që akoma janë të zhdukur, transmeton albinfo.ch.

“Policët në Zubin Potok u ballafaquan me armë dhe barrikada të vëna nga bandat e armatosura. Policët e Kosovës kanë arrestuar 7 persona që janë angazhuar. Në mesin e tyre ka qenë edhe zyrtari rus, që ka shfrytëzuar veturën zyrtare me targa të UNMIK-ut për të vënë barrakadë. Policia e Kosovës ka gjetur dëshmi se Trasnishenko ka bartur një motosharrë, e cila është përdorur për të prerë drurët për t’i vendosur si barrikada. Ai ka refuazuar ta dëgjojë policinë dhe të tregojë identitetin, prandaj policia është detyruar ta arrestojë. Para se të dërgohet në mbajtje, zyrtari rus ka marrë trajtim mjekësor. Ekziston raporti i spitalit të Mitrovicës”, ka thënë Çitaku.