Kosova

Çitaku: Është kënaqësi që kolegu im nga Serbia mbron flamurin e Kosovës

"Flamuri i Kosovës gjithmonë do të qëndrojë në zyrën e Kryeministrit të Kosovës”

Ambasadorja e Kosovës në Uashington Vlora Çitak  në seancën e  Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka thënë se është knaqësi tek sa e sheh kolegun e saj ‘Daçiç’ duke e mbrojtur flamurin e Kosovës.

Çitaku ka shpalosur faktet dhe përparimin e Kosovës. Temë është bërë kësaj here nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të cilin Çitaku ka pasur përgjigjet për ministrin serb.

“Kjo dhomë nuk është gjykatë për neve si politikanë. Është e vërtetë se Kurti ka fituar zgjedhjet në Kosovë. Ai ka thënë qartë disa herë se është pro dialogut”.

“Më kënaq kjo që kolegu im nga Serbia e mbron flamurin e Kosovës. Flamuri i Kosovës gjithmonë do të qëndrojë në zyrën e Kryeministrit të Kosovës”, ka thënë Çitaku, teksa Daçiç në fjalën e tij ka thënë se Kurti nuk e njeh flamurin e Kosovës.

“Ju kujtoj që Kurti ka qenë i burgosur politik në Serbi, derisa Daçiq ka qenë ministër”, përcjell albinfo.ch.