Kosova

Çitaku, Daçiqit: Kurti ka qenë i burgosur politik në Serbi kur keni qenë ministër

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, është duke e përfaqësuar shtetin e Republikës së Kosovës në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit në OKB.

Si rëndom para këshillit, Çitaku ka shpalosur faktet dhe përparimin e Kosovës. Temë është bërë kësaj here nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të cilin Çitaku ka pasur përgjigjet për ministrin serb.

“Kjo dhomë nuk është gjykatë për neve se politikanë. Është e vërtetë se Kurti ka fituar zgjedhjet në Kosovë. Ai ka thënë qartë disa herë se është pro dialogut”, shkruan GE, përcjell albinfo.ch

“Më kënaq kjo që kolegu im nga Serbia e mbron flamurin e Kosovës. Flamuri i Kosovës gjithmonë do të qëndrojë në zyrën e Kryeministrit të Kosovës”, ka thënë Çitaku, derisa Daçiq në fjalën e tij ka thënë se Kurti nuk e njeh flamurin e Kosovës.

“Ju kujtoj që Kurti ka qenë i burgosur politik në Serbi, derisa Daçiq ka qenë ministër”.