Lajme
‘Cirku fluturues’, në konkurrencë në ”Santa Barbara International Film Festival”
‘Cirku fluturues’ do të fillojë vitin e ri me premierë në Amerikën Veriore, në Santa Barbara të Kalifornisë.
Ky lajm u bë i ditur sot, kur edhe u bë publik programi i festivalit që shënon edicionin e 35-të këtij vit.
“Jam shumë i lumtur që po e fillojmë vitin 2020 me paraqitjen e filmit tonë për publikun amerikan, në Santa Barbara. Festivali Santa Barbara na ka ftuar në konkurrencë zyrtare, dhe kjo na bën shumë të lumtur, sepse konkurrenca ka qenë shumë e madhe. Nuk mund të ketë lajm më të mirë për ne se ky”, u shpreh Fatos Berisha, regjisor i filmit.
‘Cirku fluturues’, film i metrazhit të gjatë, me skenar dhe regji të Fatos Berishës, me producente Vjosa Berishën, ka pasur premierën botërore në festivalin nderkombëtar ”Tallinn Black Nights” në Estoni, në nëntor të viti që lamë pas, ku menjëherë pas tij mori edhe çmimin filmi më i mirë ndërkombëtar nga ‘Fabrique Du Cinema’ në Romë, ku kryetar i jurisë ishte fituesi i çmimit Oscar, skenaristi dhe regjisorit Paul Haggis, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit Santa Barbara këtë vit do të nderojë me çmime personalitetet e njohura si Brad Pitt, Scarlett Johansson, Adam Driver dhe Laura Dern.
Filmi i metrazhit të gjatë ‘Cirku fluturues’ është bashkëprodhim i Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe është përkrahur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare e Filmit Shqipëri dhe Agjencia e Filmit Maqedoni Veriore.
Në këtë film në rolet kryesore luajnë: Armend Smajli, Afrim Muçaj, Tristan Halilaj dhe Shpëtim Selmani, ndërsa në rolet dytësore Velibor Topiq, Luan Jaha, Shkumbin Istrefi, Armond Morina, May Linda Kosumovic, Doresa Rexha, Rromir Zalla, Rita Gjeka, Krist Lleshi, Esela Pysqyli dhe të tjerë.
Traileri:
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra