Bota
Cipras mendon për zgjedhje të reja parlamentare dhe referendum për kishën
Me zgjedhjet e reja Cipras është i sigurtë pasi edhe partitë tjera janë të përçara, ndërsa në anën tjetër ai mund të mbajë edhe një referendum të rrezikshëm për pushtetin e tij - të ndarjes së Kishës nga Shteti. Kjo vjen për ta paraqitur partinë e tij Syriza si moderne.
Qeveria greke mes të majtëve të Aleksis Cipras, Syriza dhe të djathtëve të Panos Kammenos, Anel, është drejt shpërbërjes dhe qeveria po mendon sinqerisht që në vitin e ardhshëm të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare sëbashku me zgjedhjet e përgjithshme europiane në 26 maj, shkruan “Der Standard”.
Shkaku i ftohjes mes dy partive me ideologji të ndryshme është zgjidhja e kontestit të emrit mes Athinës dhe Shkupit. “Për mua kjo marrëveshje është e keqe. Unë nuk e pranoj dhe do mundohem ta bllokoj,” tha Kammenos që mban edhe postin e ministrit të brendshëm.
Prej zgjidhjes së kontestit të emrit, qeveria greke ka rënë nga 154 në 152 deputetë. Kjo qeveri ka shumicë të thjeshtë duke pasur parasysh se parlamenti grek numëron 300 deputetë.
Kalkulimet e Cipras
Në rast se Anel kërkon të risë mbështetjen te grekët, pasi anketat e fundit e nxjerrin me vetëm 3 përqind, kalkulimet e Syriza janë që të ruajë qeverinë.
Greqia pret kreditin e fundit europian në gusht 2018, ndërsa partia më e madhe opozitare e Demokracisë së Re udhëhiqet nga Kyriakos Mitsotakis, familja e të cilit akuzohet për korrupcion dhe nepotizëm. Babai i tij, Konstantinos ishte një kohë të gjatë shef qeveritar, ndërsa motra e tij, Dora Bakoyannis, kryetare e Athinës dhe ministre e jashtme.
Me zgjedhjet e reja Cipras është i sigurtë pasi edhe partitë tjera janë të përçara, ndërsa në anën tjetër ai mund të mbajë edhe një referendum të rrezikshëm për pushtetin e tij – të ndarjes së Kishës nga Shteti. Kjo vjen për ta paraqitur partinë e tij Syriza si moderne.
Gjithsesi, humbja në referendum do ishte edhe fundi politik i Aleksis Cipras.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim