Lajme
Cilin fenomen të çuditshëm kanë vënë re mjekët tek pacientët me COVID-19?
SHBA- Në fund të muajit mars ndërsa koronavirusi vazhdonte të përhapej në qytetin e Nju Jork mjekët e spitalit “Mount Sinai” vunë re një fenomen të çuditshëm që po ndodhte me gjakun e pacientëve me COVID-19. Mjekë të specialiteteve të ndryshme vunë re shenja të trashjes dhe mpiksjes së gjakut në organe të ndryshme.
Në fund të muajit mars neurokirurgu J Mocco i spitalit “Mount Sinai” po mbante shënime rreth një simptome alarmante që po vinte re në shumë prej pacientëve të tij.
“Ndërsa kurba e pandemisë kishte nisur realisht të ngjitej në Nju Jork ne filluam të vërejmë, në të gjithë qytetin, një numër të madh goditjesh në tru dhe disa prej tyre ishin jashtëzakonisht shqetësuese”, thotë ai.
Përgjatë tre javëve duke nisur nga mesi i marsit, doktor Mocco vizitoi 32 pacientë që kishin pësuar goditje me bllokime të forta të gjakut në tru. Ky numër pacientësh përbënte dyfishin e numrit që ai ka trajtuar zakonisht në të njëjtën periudhë dhe të paktën gjysma e tyre ishin diagnostikuar me COVID-19.
Doktor Mocco i ndau gjetjet e tij me një tjetër mjek që kishte vënë re një fenomen të ngjashëm, pacientë me shenja të trashjes dhe mpiksjes së gjakut, por në mushkëri. Mjekët e spitalit “Mount Sinai” besojnë se kjo është një tjetër mënyrë se si koronavirusi mund ta shkatërrojë trupin e njeriut.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme Qeveria federale po paralajmëron për rrugë të rrëshqitshme në shumë zona. Paralajmërimi është i vlefshëm deri...
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert