Lajme
Cili vend i BE-së i ka çmimet më të larta të ushqimeve?
Shkak kryesor janë lëndët e para të importuara, madhësia e tregjeve dhe marrëdhënia e paqarta midis shitësit dhe furnizuesit
Turbulenca në çmimet e energjisë dhe mallrave të tjera si drithërat dhe gruri të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës kanë përkeqësuar krizën inflacioniste për më shumë se 12 muaj.
Për shumë vite në Greqi, kostoja e ushqimit dhe e produkteve të tjera të nevojshme nuk kanë qenë në përputhje me fuqinë blerëse të vendit.
Pavarësisht rënies së konsumit të shkaktuar nga recesioni, kjo mospërputhje mbeti edhe gjatë krizës financiare 10-vjeçare, ku i ashtuquajturi zhvlerësim i brendshëm pati ndikim vetëm në paga, pensione dhe të ardhura në përgjithësi, por jo në çmime.
Kohët e fundit, prodhimi i brendshëm bruto i Greqisë në vitin 2021 ishte 65% e mesatares së Bashkimit Europian, duke e vendosur atë të dytën pas Bullgarisë.
Arsyet kryesore të përmendura për këtë çekuilibër janë varësia e konsiderueshme e Greqisë nga importet e materialeve parësore dhe dytësore, madhësia e vogël e tregut, e cila nuk favorizon konkurrencën e çmimeve nga furnitorët që janë grekë dhe të huaj, dhe paqartësitë e shumta në marrëdhëniet furnizues-shitës që ekzistojnë ende pavarësisht ndikimin e Komisionit të Konkurrencës dhe nga njoftimet e qeverisë.
Prandaj, nuk është surprizë që inflacioni në Greqi ka qenë vazhdimisht më i lartë se në eurozonë nga nëntori i kaluar deri në gusht, ku hendeku madje është zgjeruar me 3.8 pikë për qind.
Kjo po ndodh krahas diferencës që ekziston në çmimet e produkteve të ngjashme në Greqi dhe vende të tjera evropiane.
Me sa duket, Greqia është më e shtrenjtë në krahasim me vendet ku fuqia blerëse është më e lartë (si Gjermania dhe Franca).
Përsa i përket çështjes së varësisë nga lëndët e para bazë, shembulli i bukës dhe një sërë mallrash ushqimore me miellin si lëndë e parë është shembull konkret.
Buka prodhohet nga mielli, kryesisht nga gruri i butë, produkt që rritet në një masë shumë të vogël në Greqi, ndryshe nga gruri i fortë, i cili përdoret kryesisht për makarona.
Si rezultat, Greqia mbulon vetëm 10% të nevojave të saj për grurë të butë nga prodhimi vendas dhe importon pjesën tjetër. Pra para fillimit të luftës në Ukrainë, 30% e nevojave të Greqisë mbuloheshin nga importet nga Rusia dhe Ukraina./ Ekathimerini
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit