Lajme
Cili shtet po provon kanabisin mjekësor si kurë për fëmijët epileptikë
Isabelle Nodin është nënë e dy fëmijëve që vuajnë nga një formë e rrallë epilepsie. Ajo tha se nuk është mësuar t’i shohë djalin dhe vajzën me kriza të shumta gjatë ditës, por ka mësuar të jetojë me dhimbjen.
Që kur dy fëmijët iu bashkuan një prove për kanabisin mjekësor vitin e kaluar, Nodin thotë se ka parë një përmirësim të dukshëm të gjendjes së tyre.
“Ne nuk do të arrijmë zero kriza, por mund të kalojmë ditë apo edhe javë pa to”, tha mamaja e fëmijëve.
Të dy fëmijët po provojnë një ilaç të bazuar në kanabidiol, i cili është përbërësi i dytë aktiv më i përhapur në kanabis.
“Nuk duhet të mendoni se CBD është një ilaç magjik. Është vetëm një tjetër anti-epileptik. Është një opsion. Ne nuk duhet ta privojmë veten potencialisht nga ky opsion”, tha neuropediatri Stephane Auvin.
Ndërsa shumë vende evropiane kanë legalizuar kanabisin për përdorim mjekësor, në Francë kanabisi mjekësor me një përmbajtje THC që kalon 0.3 për qind mbetet i paligjshëm.
Mbrojtësit e trajtimit shpresojnë se gjykimi do të çojë në legalizimin e kanabisit mjekësor në vend./Euronews
E-Diaspora
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Kjo është një familje që ka ditur të krijojë një botë të pasur me dashuri dhe...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
Jeta në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Kjo është një familje që ka ditur të krijojë një botë të pasur me dashuri dhe...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025