Lajme

Cili nga qytetet e tyre u pëlqen më shumë zviceranëve?

Kjo përgjigje vjen – si çdo gjë në ditët e sotme – nga Google, analiza e kërkimeve të të cilit zbulon qytetet që zviceranët i gjetën më të pëlqyeshme në vitin 2021, transmeton albinfo.ch.

Top-10 janë Zyrihu në vendin e parë, i ndjekur nga Gjeneva, Bazel, Berna, Lozanë, Winterthur, St. Gallen, Thun (BE), Aubonne (VD) dhe Aarau (AG).

Është interesante se Aarau është ndër vendet më tërheqëse në Zvicër, duke qenë se një tjetër sondazh i këtij lloji, i kryer në vitin 2019, tregoi se “pothuajse askush në Zvicër” nuk e pëlqente Aaraun.

Të anketuarit në atë studim kishin thënë se qytetit, i vendosur në pjesën veriore të vendit, i mungojnë mundësitë kulturore. Ata gjithashtu i japin një vlerësim të ulët, sepse nuk u pëlqen dialekti Aarau. /Albinfo.ch