Bota
Cili është vendi më i mirë për të bërë pushime me familje
Për të pushuar me mot të mirë, vizitorëve u rekomandohet të shkojnë midis prillit dhe qershorit, ose shtatorit dhe tetorit
Spanja, Franca dhe Portugalia janë lënë pas nga Italia, kjo perlë mesdhetare e cilësuar si vendi më i mirë në Evropë për pushime familjare për britanikët këtë verë.
Italia është shpallur vendi më i mirë për të udhëtuar me fëmijët nga media e njohur Telegraph.
Shumë hotele kanë dhoma të projektuara posaçërisht për familjet me fëmijë të vegjël, si dhe hapësira me lojëra dhe klube aktivitetesh për fëmijët, për prindërit që kanë nevojë për pushim.
Italia është gjithashtu shtëpia e shumë agroturizmeve (qëndrime në ferma), ku familjet mund të shijojnë jetën italiane duke gatuar me nonna-t (gjyshet në gjuhën italiane) në kuzhinë dhe duke ndihmuar në ullishtet.
The Telegraph sugjeroi Sestri Levante, Laggo Maggiore dhe Forte Village në Sardenjë për familjet me fëmijë nën pesë vjeç; Kalabria, Torino, Pulia dhe agriturismet në Toskanë, për fëmijët e moshës pesë deri në tetë vjeç; dhe udhëtime përgjatë bregut të Amalfit, Toskanës dhe luginës Venosta për fëmijët më të rritur, shkruan shqip.al, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, duhet të merret parasysh se Italia mund të jetë pak më e shtrenjtë se Spanja ose Portugalia, edhe kur merren parasysh qytete të mëdha si Roma dhe Madridi, sipas Explore Worldwide.
Për të pushuar me mot të mirë, vizitorëve u rekomandohet të shkojnë midis prillit dhe qershorit, ose shtatorit dhe tetorit.
Lonely Planet thotë se Italia është “shtëpia e shumë prej veprave më të mëdha të artit, arkitekturës dhe gastronomisë”, duke shtuar se ajo “ngazëllen, frymëzon dhe emocionon vizitorët si askush tjetër”.
Është vendi me më shumë vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, si bazilika e Shën Pjetrit, Panteoni, Koloseu, kulla e pjerrët e Pizës, Kanali i Madh i Venecias dhe Liqeni i Komos.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha