Tematike
Cili është “Plani B” i Këshillit Federal në rast të rrezikut nga Omikroni
Qeveria mund të vendosë shpejt për masat e mëtejshme nëse situata në spitale përkeqësohet ndjeshëm. Për këtë do të ketë një konsultim në ditët në vijim
Nëse situata në spitale përkeqësohet, Qeveria Federale mund të marrë masa më të ashpra. Bëhet fjalë, veç tjerash, për mbyllje të pjesshme dhe për detyrim më të rreptë të mbajtjes së maskës.
Këshilli Federal aktualisht nuk ka marrë ndonjë vendim për masa më të ashpra kundër rritjes së shpejtë të numrit të infeksioneve me Omikron, ndonëse Task Forca pret deri në 2.5 milionë infeksione gjatë janarit.
Qeveria e justifikon strategjinë e saj të “maturisë” me faktin se, pavarësisht rritjes së shpejtë të numrit të rasteve, më pak njerëz janë duke përfunduar në spitale dhe në pavijonet e IPS-së (njësitë e kujdesit intensiv), transmeton albinfo.ch.
Por, pavarësisht qëndrimit të deritashëm, Këshilli Federal rezervon të drejtën të vendosë shpejt për masat e mëtejshme nëse situata në spitale përkeqësohet ndjeshëm. Për një gjë të tillë do të ketë një konsultim në ditët në vijim.
Për shembull: Në kulmin e valës së Omikronit, task-forca pret deri në 300 pacientë shtesë në IPS dhe, në rastin më të keq, deri në 10,000 pacientë shtesë të shtruar në spital brenda një jave, shkruan 20minuten.ch. Në këtë rast, Këshilli Federal ka ende këto instrumente në dispozicion:
Mbyllja e pjesshme
Vendet pa detyrim maske dhe ato pa detyrim për ulje do të duhet të mbyllen. Nga kjo, pritet të preken: restorantet, klubet, qendrat e banjave dhe qendrat e fitnesit. Gjithashtu, aktivitetet e kohës së lirë kulturore dhe sportive në ambiente të mbyllura nuk do të lejohen më aty ku nuk mund të vihet maskë. Këshilli Federal mund të vendoste për mbylljet e pjesshme, pavarësisht nga konsultimi.
Kufizimet e kapaciteteve për aktivitetet e mëdha
Organizatorët e aktiviteteve masive do të duhet t’i përmbahen një kufiri të caktuar për numrin maksimal të lejuar të mysafirëve. Këshilli Federal gjithashtu mund ta zbatojë këtë masë pa bekimin e kantoneve.
Nëse kantonet bien dakord, janë të mundshme edhe masat e mëposhtme shtrënguese:
Detyrimi më rigoroz për maska
Detyrimi për maskë në hapësirat e brendshme të kompanive dhe objekteve në të cilat ka qasje publiku, aty ku tashmë ekziston detyrimi për certifikatë do të zbatohet edhe për fëmijët nga mosha tetë vjeçare, transmeton albinfo.ch. Aktualisht, fëmijët nën dymbëdhjetë vjeç nuk kanë detyrim për të mbajtur maskë.
Në trafikun lokal, (autobusë, tramvajë dhe trena) do të vendoset ndalimi i konsumimit të ushqimit. Pasagjerët aktualisht, siç dihet, lejohen të heqin maskat për të konsumuar ushqim të shpejtë në mjetet e trafikut publik.
Në rastet ku ka grumbullime të njerëzve, siç janë ndalesat (stacionet) e transportit publik, do të kërkohet po ashtu vendosja e maskës.
Në qershor të vitit të kaluar, Këshilli Federal pati hequr detyrimin për maska në zonat e jashtme. Mirëpo sektori i transportit publik prej kohësh po bën thirrje për kthim të detyrimit për vendosje të maskës në stacionet e autobusëve.
Ndalimi i mësimit në klasë
Do të ndalohej mësimi në klasë në nivelin terciar. Në dhjetor, Këshilli Federal kishte hequr dorë nga kjo për shkak të pushimit të gjysmëvjetorit, i cili ishte në prag.
Kufizimi i kapaciteteve
Këto kufizime do të futen për objektet dhe bizneset me qasje të publikut si dhe për ngjarjet dhe tubimet private. Takimet private tashmë janë përsëri të kufizuara: Ekziston një rregull sipas të cilit në një ambient mund të rrinë maksimalisht 10 persona, nëse një person është i pavaksinuar, përcjell albinfo.ch. Ligji Covid parashikon që kufizimet e kapacitetit të hiqen sapo pjesa e popullsisë që dëshiron të vaksinohet të jetë “vaksinuar mjaftueshëm”. Prandaj, kufizimet janë hequr që nga dhjetori.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025 Pavarësisht nëse udhëtoni drejt, nga ose brenda Zvicrës, rregullat dhe ndryshimet e reja do të jenë...
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit