Kinema

Cili është filmi më i shikuar në Netflix?

Filmi më i ri i Dwayne Johnson është bërë filmi më i shikuar në Netflix, me 328,8 milionë orë shikime, pavarësisht vlerësimeve të ulëta nga kritikët.

“Red Notice”, që ka si protagonistë edhe dy aktorë të tjerë shumë të famshëm: Ryan Reynolds dhe Gal Gadot, u shfaq për herë të parë në Netflix në datën 5 nëntor. Në të njëjtën datë nisi edhe shfaqjen në kinema, ku ka grumbulluar vetëm 2 milionë dollarë, nga 200 që ka kushtuar prodhimi i tij.

Ndërkohë, filmi i dytë më i shikuar në Netflix është “Bird Box”, me protagoniste Sandra Bullock, me 282 milionë orë shikime.