Bota

Cilët popuj ‘dehen më shumë’

Vendet anglisht-folëse si SHBA, Kanada dhe Australi, e ndjekin me shifra shumë të afërta Britaninë e Madhe në këtë listë

Të rriturit në Britaninë e Madhe dehen më shpesh sesa kudo tjetër në botë, tregojnë studimet e fundit.

Raportohet se britanikët po pinë një mesatare prej 51.1 herë në një periudhë 12-mujore, pothuajse një herë në javë.

Në krahasim, mesatarja globale është vetëm 33, sipas një analize të të dhënave nga njerëz që jetojnë në 36 vende të ndryshme.

Vendet anglisht-folëse si SHBA, Kanada dhe Australi, e ndjekin me shifra shumë të afërta Britaninë e Madhe në këtë listë.

Në vend të 17-të radhiten edhe vendet e Ballkanit ku përfshihet edhe Shqipëria me një mesatare prej 31.5 herë në vit, transmeton ‘Scan’.

Gjetjet vijnë nga tetë anketat vjetore të ‘Global Drugs Survey’ , që mendohet të jenë sondazhi më i madh në përdorimin e substancave në botë, përcjell albinfo.ch.

Kritikët thonë se gjetjet kundërshtojnë një studim të madh të realizuar javën e kaluar, i cili tregoi se britanikët po pinë më pak alkool se sa dhjetë vjet më parë.