Lajme
Cilët persona nuk duhet të mbajnë maskë
Personat që kanë astmë dhe vuajnë nga probleme të tjera të mushkërive, nuk duhet të mbajnë maskë, pasi mund t’ju vështirësojë atyre frymëmarrjen.
Qeveritë në botë po këshillojnë njerëzit të mbajnë maska në ambientet e jashtme, ku është e vështirë të qëndrosh të paktën dy metra larg nga të tjerët.
Mirëpo, njerëzit që vuajnë nga astma, sëmundje pulmonare obstruktive kronike, ose nga fibroza cistike, do ta kenë të vështirë mbajtjen e maskave.
Maska mund të vështirësojë tërheqjen e ajrit në mushkëri, mund të shkaktojë astmë për disa pacientë, gjithashtu mund të shkaktojë edhe ankth.
Sidoqoftë pacientët ende mund të jenë në rrezik pasi mund të sëmuren rëndë nëse infektohen me koronavirus.
Ekspertët thonë se njerëzit duhet të vendosin maskë nëse ndihen të qetë, për të mbrojtur vetën dhe të tjerët rreth tyre, por të mos rrezikojnë shëndetin e tyre në këtë proces, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme Qeveria federale po paralajmëron për rrugë të rrëshqitshme në shumë zona. Paralajmërimi është i vlefshëm deri...
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert