Literaturë
Cilat libra duhet t’i lexoni të paktën një herë në jetë
Për shkak të pandemisë së koronavirusit njerëzit në gjithë botën ishin të detyruar të rrinë në shtëpi. Kjo ka qenë një kohë e duhur kjo për t`iu kthyer mikut më të mirë, librit, mirëpo - librat duhen lexuar edhe tash kur masat tashmë janë lehtësuar.
Tani është koha që t’i lexoni disa libra, për të cilat ndoshta u ka shkuar në mendje, por për shkak të zhvillimit të shpejtë të jetës e ngarkesave të shumta nuk keni pasur mundësinë, përcjell albinfo.ch.
Uilliam Shekspir: “Hamleti”
“Hamleti” është drama më e famshme e kohëve e shkruara prej dramaturgut të papërsëritshëm Uilliam Shekspir. Hamleti tregon historinë e një princi të ngarkuar me peshën e rëndë të hakmarrjes për vrasjen e të atit nga duart e xhaxhait të tij, i cili më pas u martua me të ëmën e Hamletit dhe u bë mbret i Danimarkës, duke rrëmbyer kështu fronin e personazhit kryesor. I detyruar nga rrethanat e vrasjes dhe i shtyrë prej fantazmës së të atit, Hamletin e shohim të përfshirë në probleme të rënda të ekzistencës, të cilat Shekspiri i ka pasqyruar aq bukur në shprehjen e famshme: “Të rrosh a të mos rrosh, kjo është çështja!”.
Leon Tolstoj: “Ana Karenina”
“Ana Karenina” është shkruar gjatë viteve 1873-1877 prej shkrimtarit të madh rus Leon Tolstoi. Vepra hapet me një citat madhështor: “Familjet e lumtura janë të gjitha njësoj, ndërsa familjet fatkëqija, janë fatkëqija ndryshe nga të tjerat”. Ky roman është një kryevepër e dashurisë tragjike të Ana Kareninës me kontin Vronski, të dy këta pre e një dashurie, që nuk do të marrë kurrë miratimin nga shoqëria ruse e kohës. Kurorëshkelësja Ana Karenina ndjek një rrugë të pashmangshme të shkatërrimit shoqëror dhe shpirtëror. Ajo që e bën librin kaq të pëlqyeshëm për publikun, është aftësia e Tolstoit për të balancuar historinë pasionante të Ana Kareninës dhe jetës familjare të Levinit, personazhit që kryen një martesë të thjeshtë, që është besnik ndaj Zotit dhe që i pëlqen të merret me bujqësi. Ndër të tjerash, ky libër është edhe film.
F. Scott Fitzgerald: “I madhi Getsbi”
“I madhi Getsbi” është roman stoli i epokës së xhazit, që pikturon një portret të paharrueshëm të ditëve të kaluara mes muzikës xhaz, xhinit, pakujdesisë dhe pasurisë së vënë lehtë. Ky roman është ndoshta legjenda më e madhe e kërkimit të “ëndrrës amerikane”, e shkruar ndonjëherë. Xhej Getsbi është një milioner i vendosur të fitojë përsëri zemrën e vajzës, të cilën ai e dashuronte dhe e humbi. Në këtë mënyrë ai
kthehet në ikonë të mallit e romantizmit, teksa narratori Nick Carroway, në mënyrë brilante, ndriçon periudhën e fundit të Luftës së Parë Botërore dhe mbarimin e pafajësisë amerikane.
Leon Tolstoj: “Lufta dhe paqja”
“Lufta dhe Paqja” është një roman me katër vëllime, i botuar në vitin 1869 nga Leon Tolstoi. Ai është libri i tretë më i famshëm dhe i lexuar, sipas klasifikimit të revistës prestigjioze “Time”. Mark Tuein është shprehur për këtë libër: “Tolstoi ka harruar të përfshijë vetëm një garë me varka, sepse çdo gjë tjetër që ka lidhje me pushtimin e Rusisë nga Napoleoni në vitin 1812 është këtu”. Tolstoi është ekspert në vizatimin e duhur të skenave të betejave, pasi ai përshkruan ndjenjat personale të qindra karaktereve nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Ajo që e bën librin kaq të dashur, është se mes morisë së madhe të personazheve janë edhe tri përshkrime fantastike të princit Andrei, Natashës dhe Pierit, të cilët luftojnë me dashuri dhe përpiqen të gjejnë një mënyrë të duhur për të jetuar.
Marsel Prust: “Në kërkim të kohës së humbur”
“Në kërkim të kohës së humbur”, është një roman me shtatë vëllime i Marsel Prustit. Është puna e tij më e shquar e njohur si për gjatësinë e saj, ashtu edhe për kujtesën e pavullnetshme. Fitoi famë kur në vitin 1992 u përkthye nga frëngjishtja në anglisht prej D.J. Enright nën titullin “In Search of Lost Time”. Prust, me stilin e tij të jashtëzakonshëm, hipnotik dhe të paimitueshëm, arrin të përshkruajë në mënyrë unike ndodhitë e romanit të tij më të njohur.
Të ngjashme
Të tjera nga Literaturë
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?