Bota

Cilët janë emrat më të kërkuar në Gjermani?

Bielefeld bazon analizën e tij në 610 burime të ndryshme në 480 qytete në mbarë vendin

Emma dhe Ben vazhdojnë të jenë emrat më të njohur në Gjermani sipas statistikave të hartuara nga kërkuesi amator, Knud Bielefeld.

Bielefeld ka vlerësuar më shumë se 206 000 regjistrime të lindjeve nga e gjithë Gjermanisë.

“Ben është kryesues për djemtë për të tetën vit radhazi”, bëhet e ditur në raport, përcjell albinfo.ch.

Në rastin e emrave të vajzave, emri më i njohur në vitin 2018, është Emma.

Mia, Hanna, Emilia, Sofia, Lina, Anna, Mila, Lea dhe Ella kryesojnë listën e 10 emrave të vajzave për 2018, ndërsa listën e djemve për vitin 2018 e kryesojnë emrat Paul, Leon, Finn, Elijah, Jonas, Luis, Noah, Felix dhe Lucas, transmeton “ATSH”.

Bielefeld bazon analizën e tij në 610 burime të ndryshme në 480 qytete në mbarë vendin, kryesisht spitale të lindjes, por edhe nga regjistri i lindjeve.