Bota
Cilat vende kanë shpejtësinë më të madhe të internetit?
Indeksi Global i Ookla’s, Speedtest ka publikuar renditjen e shteteve evropiane, që kanë internetin më të shpejtë.
Rumania kryeson listën me shpejtësi mesatare të internetit mbi 100 Mbps, ndjekur nga Hungaria, Lituania, Letonia, Bullgaria, Moldavia dhe Polonia.
Shpejtësia e internetit është vendimtare për shumë biznese që lidhen me teknologjinë dhe ajo e Rumanisë ka qenë prej kohësh një ndihmë për fillimin e ndërmarrjeve të rëndësishme, shkruan ‘Scan’.
Hungaria, që është ngjitur me 4 vende, ka shpejtësi mesatare më të madhe se 94 Mbps. Lituania ka parë gjithashtu një rritje të shpejtësisë së internetit gjatë këtij viti, në gati 76 Mbps, përcjell albinfo.ch.
Një tjetër vend evropian në zhvillim, i cili ka befasuar me renditjen është edhe Estonia, me shpejtësi mesatare 39.28 Mpbs, pak më poshtë mesatares globale prej 40.11 Mbps.
Shqipëria e cila renditet në vendin e parafundit, ka shpejtësinë mesatare të internetit 12.45 Mbps. Në mbarë botën, shpejtësia mesatare e internetit është rritur me më shumë se 30 për qind në vitin 2017.
Rumania 104.46 Mbps
Hungaria 92.47 Mbps
Lituania 75.94 Mbps
Letonia 47.25 Mbps
Bullgaria 45.72 Mbps
Moldavia 44.90 Mbps
Polonia 41.66 Mbps
Sllovakia 39.63 Mbps
Estonia 39,28 Mbps
Ukraina 34.70 Mbps
Republika Çeke 34.01 Mbps
Sllovenia 33.53 Mbps
Bjellorusia 27.26 Mbps
Serbia 24.58 Mbps
Mali i Zi 23.12 Mbps
Kroacia 22.89 Mbps
Maqedonia 20.98 Mbps
Gjeorgjia 19.82 Mbps
Armenia 19.49 Mbps
Bosnja 19.14 Mbps
Shqipëria 12.45 Mbps
Azerbajxhani 10.81 Mbp
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?