Kosova
Cilat vende duan t’i vizitojnë kosovarët pas liberalizimit?
Zvicra është vendi më i preferuar për vizitë nga kosovarët, sipas një hulumtimi të ri të dua.com, raporton albinfo.ch.
Zvicra shfaqet si vendi më i vizituar (28.75%), e përcjellë nga Gjermania (21.5%) dhe Suedia (4.82%).
Një pjesë e madhe e përdoruesve (54.77%) kanë shfaqur një preferencë për rajonin gjermanofolës, raporton Albinfo.ch.
Austria radhitet e 4-ta në listë, menjëherë pas Suedisë, me një përqindje të përafërt me vendin e 5-të, Francën.
Hulumtimi ka analizuar të dhënat e më shumë se 160,000 përdoruesve nga Kosova brenda aplikacionit – në të cilin janë gjeneruar mbi qindra mijëra fluturime – për të përcaktuar vendet më të pëlqyera për kosovarët.
Çështja e vizave ka qenë një ndër temat më të përfolura ndër vite, dhe hulumtimi i kryer ka nxjerrë në pah disa të dhëna interesante për vendet më të pëlqyera për t’u vizituar nga kosovarët – në kohën ku liberalizimi i vizave nuk ka hyrë në fuqi ende.
Përdoruesit e aplikacionit e kanë mundësinë të përdorin opsionin e fluturimit për të ndërruar lokacionin nga Kosova në një shtet tjetër, me mundësi që të njohin shqiptarë të tjerë.
Në këtë mënyrë, hulumtimi ka analizuar të dhënat e më shumë se 160,000 përdoruesve nga Kosova brenda aplikacionit – hulumtim ky i cili ka gjeneruar mbi qindra mijëra fluturime – për të përcaktuar vendet më të pëlqyera për kosovarët.
Jo vetëm që rezultatet e këtij hulumtimi vijnë në kohën e duhur – me negocimin e heqjes së vizave më 1 janar 2024 – por gjithashtu ofrojnë një këndvështrim mbi interesin e kosovarëve për vendet që duan të vizitojnë nëpër botë.
Një përqindje befasuese – prej rreth 54.77% e përdoruesve kosovarë – preferojnë rajonin gjermanofolës, duke e bërë atë rajon shumë të popullarizuar./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip? Rastet e gripit janë rritur në Zvicër në javët e fundit, me shumë njerëz që shfaqin...
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?