Lajme
Cilat masa do të lehtësohen në Gjermani?
Ndërsa vala e variantit Omicron ka arritur kulmin e saj në Gjermani, zyrtarët e lartë shëndetësorë paralajmëruan se masat kufizuese kundër koronavirusit do të ndërmerreshin me kujdes dhe hap pas hapi.
“Të dhënat mbi numrin e rasteve dhe testeve PCR kanë treguar se kulmi i valës Omicron ka kaluar”, deklaroi sot Lars Schaade, nënkryetari i Institutit të Kontrollit të Sëmundjes RKI, në Berlin.
“Megjithatë, kulmi nuk është arritur ende në njësitë e kujdesit intensiv”, shtoi ai, shkruan Dpa, përcjell albinfo.ch.
“Do të ketë një lehtësim gradual të masave kufizuese për të reduktuar përhapjen e infeksioneve, por vetëm nën monitorimin e kujdesshëm të zhvillimeve”, tha Schaade.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, njoftoi të mërkurën se lehtësimi i masave kufizuese kundër koronavirusit në Gjermani do të kryhej përmes një procesi që do të kalonte në tri faza deri më 20 mars.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë