Lajme
Cilat janë vendet evropiane që e përdorin gazin rus?
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar,, Boris Johnson, ka thënë se opsionet që ishin të paimagjinueshme tri javë më parë, tani janë “shumë në tryezë”, kur bëhet fjalë për sanksionet e vendosura ndaj Rusisë.
“Duhet të mendojmë se si të gjithë mund të largohemi sa më shpejt që të jetë e mundur nga varësia, varësia nga hidrokarburet ruse, nafta dhe gazi rus. Të gjithë po e bëjnë këtë. Të gjithë janë në të njëjtin rrugëtim. Disa vende do ta kenë më shpejt dhe më lehtë se të tjerët”, ka thënë ai.
Ndërkohë të dielën, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i tha CNN se SHBA-ja po punon me aleatët e saj në Evropë për të shqyrtuar mundësinë e ndalimit të importeve të naftës ruse në një përpjekje për të ndëshkuar më tej vendin që po ushtron një agresion mbi Ukrainën.
Sipas CNN, për shembull, në SHBA pasojat e një ndalimi të importit të naftës ruse do të kishin ndikim të kufizuar – duke qenë se Rusia përfaqëson më pak se 2% të importeve të saj të përgjithshme të naftës. Ndërkohë në një infografikë të publikuar po nga CNN, paraqiten vendet që janë më së shumti të varura nga gazi rus, që janë: Hungaria, Sllovakia, Moldavia, Austria, Gjermania, Bullgaria,…/CNN
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona Anëtarët e Forcave të Armatosura të Zvicrës do të marrin vetëm një uniformë të veçantë fustani...
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve