Futboll
Cilat janë skuadrat me më shumë lojtarë në Evropian
Interi dhe Manchester City janë dy skuadrat që kanë më shumë lojtarë në Evropian (13). PSG-ja, Reali i Madridit dhe Barcelona kanë 12 lojtarë
Në Kampionatin Evropian të Gjermanisë do të grumbullohen në total 622 futbollistë nga 219 klube të ndryshme.
24 kombëtaret pjesëmarrëse kanë dorëzuar në UEFA listat përfundimtare me 26 lojtarë, me të cilët do të kërkojnë të arrijnë objektivat.
Sigurisht që nga një analizë e bërë në këto lista, ka disa rekorde dhe të dhëna specifike që lidhen edhe me Kombëtaren shqiptare, po ashtu me skuadrën e Interit, shkruan Panorama, transmeton albinfo.ch.
* 114 futbollistë që do të marrin pjesë në “Euro 2024” luajnë në Angli, 104 luajnë në Itali dhe 80 në Gjermani.
*Disa prej lojtarëve janë në kontratë me klubet jashtë Evropës, 1 prej tyre në Iran, 1 në Katar, 2 në Korenë e Jugut. Një prej tyre është Jasir Asani. Dy lojtarë luajnë në Emiratet e Bashkuara Arabe, 7 në Amerikë dhe 14 në Arabinë Saudite.
* Shqipëria dhe Danimarka janë të vetmet shtete ku asnjë prej lojtarëve të grumbulluar në Evropian s’luajnë në kampionatin e tyre. Silvinjo nuk ka marrë me vete asnjë lojtar nga Superiorja, ashtu si Danimarka. Danezët kanë grumbulluar lojtarë nga 7 shtete të tjera (11 lojtarë luajnë në Angli), ndërsa kuqezinjtë luajnë në 13 shtete të ndryshme (10 prej tyre në Itali).
* Skocia dhe Gjermania janë dy skuadrat më të vjetra në Evropian, të cilat do të luajnë dhe ndeshjen hapëse, praktikisht 28.89 vjeç dhe 28.59 vjeç. Çekia është skuadra më e re me 25.74 vjeç.
* Portugalia është skuadra me lojtarin më të vjetër, Pepe që është 41 vjeç. Spanja ka lojtarin më të ri Lamine Jamal, 17 vjeç.
* Cristiano Ronaldo është lojtari me më shumë ndeshje në Evropian, me 25 ndeshje në 5 Evropianë të ndryshëm. Ndiqet nga Pepe me 19 ndeshje.
* Sulmuesi i Al Nasr, Cristiano Ronaldo, është ai që ka shënuar më shumë gola në Evropiane (14), ndiqet nga Grizman me 7, Lukaku dhe Morata me 6.
* Interi dhe Manchester City janë dy skuadrat që kanë më shumë lojtarë në Evropian (13). PSG-ja, Reali i Madridit dhe Barcelona kanë 12 lojtarë.
* Bundesliga është e vetmja ligë që përfaqësohet në Evropian me 3 skuadra që kanë çuar lojtarë me numra dyshifrorë (Bajerni-Lajpcigu 11) dhe Leverkuseni 10.
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë