Lajme

Cilat shtete financojnë tregun e armëve të Rusisë dhe SHBA-së?

SHBA është eksportuesja më e madhe e armëve në rang global.

Në 10 vjetët e fundit ajo ka eksportuar 35% të armëve drejt 130 shteteve të ndryshme.

Vitet e fundit, tregu më i madh amerikan për sa i përket shitjes së armëve ishte Arabia Saudite.

Gjatë dekadës së fundit, Arabia Saudite ka blerë 24% të armëve amerikane.

Blerësit e armëve të SHBA-së Kontinenti
Arabia Saudite Azi
Australia Oqeani
Korea e Jugut Azi
Emiratet e Bashkuara Arabe Azi
Japonia Azi
 India Azi
Mbretëria e Bashkuar Europë
Katar Azi
Tajvan Azi
Turqi Azi

 

Rusia është eksportuesja i dytë më e madhe e armëve në gjithë botën, duke qenë e përgjegjshme për 22% të të gjithë eksporteve në vitin 2021.

India vazhdojnë të jetë importuesi më i madh i armëve ruse.

Uria e ushtrisë indiane për armatimet ruse vjen si pasojë e luftës së heshtur mes saj dhe Kinës.

 

Blerësit e armëve nga Rusia Kontinenti
 India Azia
 Kina Azia
 Algjeri Afrika
 Vietnam Azia
 Egjipt Afrika
 Irak Azia
 Azerbajxhan Azia
 Kazakistani Azia
 Venezuela Amerika
 Siria Azia

 

Prej kohësh, Rusia ka financuar dhe stërvitur rebelët pro-rusë në Ukrainë. Që nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014, Rusia ka dërguar armë të të gjitha llojeve, nga pistoletat, tek automatikët, minat, tanket dhe raketa hedhësit drejt këtij rajoni.

Efektet e luftës në Ukrainë mbi tregtinë e armëve

Sipas të dhënave të fundit nga SIPRI, tregtia globale e armëve kishte rënë me 4.6% gjatë 5 viteve të fundit, por pas luftës, shumë shpejt Europa u kthye në një importues të rëndësishëm duke i rritur blerjet me 19%.

Shtete si Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Norvegjia ishin ndër importuesit më të mëdhenj në këtë periudhë.

Të alarmuara nga pushtimi i Ukrainës, shtetet evropiane kanë shtuar buxhetin e tyre të mbrojtjes dhe një shembull konkret është Gjermania, e cila shpenzoi shifrën marramendëse prej 100 miliardë eurosh për të forcuar dhe përditësuar ushtrinë e saj./Euronews