Lajme
Cilat janë rregullat shëndetësore që duhet t’i ndiqni në Zvicër
Zvicra është e hapur për vizitorët nga shumica e vendeve të BE-së dhe zonës Shengen. Por rregullat shëndetësore duhet të respektohen nëse planifikoni të vizitoni në javët e ardhshme
Të shqetësuar gjithashtu nga këto masa mbrojtëse janë njerëzit nga vendet jo-Shengen dhe vendet e treta që do të lejohen të hyjnë në Zvicër nga 20 korriku.
Rregullat shëndetësore u zbatuan për të frenuar përhapjen e Covid-19, kështu që është e rëndësishme që të gjithë, turistët dhe vendasit – t’i ndjekin ato, përcjell albinfo.ch.
Maska është e detyrueshme për të gjithë në transportin publik për të gjithë në moshë 12 vjeç e lart.
Zvicra ka një rrjet të shkëlqyer të transportit publik, kështu që ka të ngjarë që ju do ta përdorni për të udhëtuar nga një pikë në tjetrën.
Por mbani në mend se pavarësisht nëse udhëtoni me tren, autobus, tramvaj, metro, anije apo traget, duhet të vishni një maskë për kohëzgjatjen e udhëtimit tuaj.
Maska është gjithashtu e detyrueshme në protesta dhe demonstrata, nëse kjo është arsyeja juaj për të ardhur në Zvicër, përcjell tutje albinfo.ch.
Këto janë dy kërkesat e vetme që zbatohen në shkallë vendi; ato në vijim zbatohen mbi bazën kantonale.
Maska është e detyrueshme në dyqanet në Vaud dhe Jura.
Në këto dy kantone, duhet të vishni një maskë në dyqane me 10 ose më shumë klientë.
Klubet dhe diskotekat
Kantonet e Bazelit, Aargau dhe Solothurn, kanë ulur numrin maksimal të mysafirëve të lejuar në klubet e natës nga 300 në 100 – përveç nëse të gjithë veshin një maskë gjatë ambienteve.
Ju gjithashtu do të duhet të siguroni të dhënat e kontaktit tuaj në mënyrë që të informoheni nëse dikush në grupin tuaj testohet pozitiv ndaj koronavirusit, përcjell tutje albinfo.ch.
Në Valais dhe Lucerne, klubet e natës dhe baret nuk mund të lejojnë më shumë se 100 njerëz pas 8 pasdite.
Edhe këtu informacionet e kontaktit tuaj do të mblidhen.
Distancim social
Autoritetet kërkojnë nga të gjithë të mbajnë një distancë prej 1.5 metrash midis individëve, me përjashtim të atyre që jetojnë në të njëjtën shtëpi.
Do të gjeni që ky rekomandim zbatohet në të gjitha vendet publike, përfshirë restorantet dhe dyqanet.
Karantinë
Nëse vini në Zvicër nga një prej vendeve “të sigurta” (shiko listën më poshtë), nuk do të duhet të shqetësoheni për karantinën.
Por nëse arrini nga rajone që qeveria zvicerane i konsideron të rrezikshme për shkak të numrit të madh të Covid-19 (të listuara më poshtë), atëherë nga ju kërkohet të vetë-karantinoni për 10 ditë. Gjoba është deri në 10,000 franga.
Vendet ‘të sigurta janë:
Algjeria, Australia, Kanada, Gjeorgjia, Japonia, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguaji dhe shtetet e BE-së jashtë zonës Shengen (Bullgaria, Irlanda, Kroacia, Rumania dhe Qipro)
Banorët e këtyre vendeve duhet të bëjnë karantinë kur mbërrijnë në Zvicër:
Argjentina, Armenia, Azerbajxhani, Bahrejni, Bjellorusia, Bolivia, Brazili, Cabo Verde, Kili, Republika Dominikane, Honduras, Iraku, Izraeli, Katari, Kolumbia, Kosova, Kuvajti, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Omani, Panama, Peru, Rusia, Saudite Arabia, Suedia, Serbia, Afrika e Jugut, ishujt e Turqve dhe Kaikos dhe Shtetet e Bashkuara.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më shumë njerëz po vuajnë nga gripi dhe viruse të tjera Rastet e gripit janë shtuar në Zvicër gjatë javëve të fundit. Sipas Zyrës Federale të Shëndetit...
-
Sindikatat janë të pakënaqura me marrëveshjen e re Zvicër-BE
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane?
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit