Kosova

Cilat janë rregullat për kosovarët që dëshirojnë të udhëtojnë në Zvicër

Çdo shtetas i Kosovës që dëshiron të udhëtoj në Zvicër duhet të dijë këto rregulla

Zvicra kalehtësuar të gjitha rregullat e hyrjes në lidhje me Covid, nga data 17 shkurt.

Për dallim nga vendimi i autoriteteve zvicerane për lehtësimin e kritereve për të hyrë në Zvicër, Kosova mbetet në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë.

Rrjedhimisht, rregullat e udhëtimit mbeten në fuqi për shtetasit e vendeve të treta, ku bën pjesë edhe Kosova, sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM), shkruan albinfo.ch.

Si e tillë, kërkesat e mëparshme për të hyrë në Zvicër përfshin vaksinimin e plotë, e kjo mbetet në fuqi deri në një njoftim tjetër.

Çfarë rregulla kërkohen për udhëtim nga Kosova drejt Zvicrës?

Zvicra ende kërkon vaksinimin e plotë për kosovarët që nisen drejt këtij shteti. Por, duhet theksuar se rregullat anti-Covid në Zvicër vlejnë vetëm për tursitët, pra ata që janë me nënshtetësi kosovare dhe jo ata që kanë leje qëndrimi.

Çdo person që ka një leje qëndrimi të përgjithshme në Zvicër, nuk ka nevojë të dëshmojë asgjë, thjesht mund të udhëtojë lirshëm në Zvicër, shkruan albinfo.ch.

Ndërsa, kosovarët që kanë “Viza Shengen të tipit C” me të cilën u mundësohet të qëndrojnë në zonën Shengen më së gjati deri në 90 ditë duhet të dëshmojnë vaksinimin e plotë për të hyrë në Zvicër.

Po ashtu edhe personat që udhëtojnë për herë të parë me “Viza Shengen e tipit D”, e cila u mundëson të drejtën e qëndrimit më të gjatë se 90 ditë në Zvicër, me qëllim studimesh, pune, martese ose bashkim familjar, duhet të dëshmojnë se janë të imunizuar me vaksinim të plotë.

Çfarë ju kërkohet saktësisht nëse udhëtoni në Zvicër?

Për vizitorët nga vendet jashtë BE/EFTA (që hyn shteti i Kosovës), Këshilli Federal zviceran kërkon këto masa.

Joevropianët duhet të paraqesin dëshmi të imunizimit të plotë të injektuar brenda 270 ditëve të fundit

Vaksina që duhet të keni si dëshmi, duhet të jenë: Moderna, Pfizer, Johnson & Johnson, Sinovac, Sinopharm dhe Covaxin. Ata që nuk kanë marrë një nga vaksinat e miratuara nuk mund të hyjnë në Zvicër për momentin.

Nëse jeni vaksinuar tri herë, nuk keni nevojë të bëni një test PRC, apo antigjen, pasi llogariteni se keni dëshmi të imunizimit të plotë.

Nëse jeni vaksinuar dy herë, autoritetet e Zvicrës në hyrje ju kërkojnë edhe një test PRC apo Antigjen, për të dëshmuar nëse jeni negativ me virusin Covid.

 

Cilat masa duhet t’i dini, kur të shkoni në Zvicër?

Maskat nuk do të kërkohen më në dyqane, supermarkete dhe vendet e punës, ndërkohë që do të vazhdojnë të kërkohen në transportin publik, në institucionet shëndetësore dhe në shumicën e aeroplanëve gjatë udhëtimit.

Një masë tjetër që do të mbetet në fuqi në shtetin e Zvicrës, është kërkesa e izolimit për ata që kanë rezultuar pozitivë. Kushdo që ka rezultuar pozitiv në Zvicër kërkohet të izolohet për pesë ditë, shkruan tutje albinfo.ch.