Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
I madhi Shaq, edhe ne të themi: faleminderit, danke, merci, grazie! Prestigjiozja zvicerane NZZ i thotë Shaqirit në gjuhë shqipe – faleminderit, i madhi Shaq. Kush do...
-
Shqiptarët dhe zgjedhjet në Austri
-
Përçarjet dhe konfliktet ishin arsyet pse Mira Murati u largua nga kompania ChatGPT
-
Media italiane: Një talent i ri shqiptar në Arsenal
-
Lisa Vulai, malësorja që synon Parlamentin austriak
Jeta në Zvicër
-
Zvicra sot: Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së premtes Qeveria hedh dritë mbi arsyet e rritjes së sigurimeve shëndetësore; Zvicra ruan vendin e saj të...
-
Çfarë do të thotë për ju ulja e fundit e normës së interesit në Zvicër?
-
Në cilat qytete zvicerane keni më shumë gjasa të dëgjoni të flitet anglisht?
-
Në Valais dhe Gjenevë po rregullohen kufijtë kombëtarë
-
Sa para ju nevojiten në Zvicër për të dalë në pension të qetë?