Lajme
Cilat janë qytetet më të mira të botës ku njerëzit duan të shpërngulen
Pa dyshim se të jetosh jashtë vendit, është diçka që shumë prej nesh e dëshirojnë të paktën për një periudhë të caktuar të jetës. Falë rritjes së popullaritetit të stilit të jetesës nomade digjitale, po bëhen shumë lëvizje dhe ka disa vende që i tërheqin njerëzit më shumë, përcjell albinfo.ch.
Tokio u zbulua kohët e fundit si destinacioni me rritje më të shpejtë, veçanërisht në mesin e nomadëve, dhe tani kompania e shërbimeve financiare Remitly ka zbuluar një listë të qyteteve në mbarë botën, ku njerëzit ëndërrojnë të vendosen (sipas kërkimeve në Google).
Duke hulumtuar vëllimin e kërkimit në Google për qytetet ku duan njerëzit të jetojnë, Remitly përpiloi një listë dhe emëroi qytetet më të popullarizuara për ata që kërkojnë të zhvendosen.
Destinacioni më i dëshirueshëm në botë është Dubai. Kryeqendra e Emirateve të Bashkuara Arabe është i njohur kryesisht për blerjet, ndërtesat ultra-moderne dhe rrezet e diellit gjatë gjithë vitit.
Miami është i dyti dhe ky destinacion popullor i pushimeve në Florida është më i njohur për kombinimin e tij të horizontit, plazhit dhe jetës së natës.
Në vendin e tretë është Parisi.
Është interesante se ‘top 10’ në fakt përmban më shumë se 10 qytete, me tri qytete të renditura në vendin e katërt dhe dhe nëntë të renditura në pozitën 10.
Lista e qyteteve në të cilat njerëzit duan më shumë të jetojnë:
- Dubai
- Miami
- Parisi
4= New Yorku
4= Madridi
4= Singapori
7= Londra
7= Brukseli
- Toronto
10= Washington DC, Buenos Aires, Christchurch, Quebec City, Bogota, Portland, Vjena, Phoenix, Chicago
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind Çmimi mesatar i primeve të sigurimit shëndetësor është 378,70 franga në muaj. Për të rriturit, një...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel