Lajme
Cilat janë profesionet më të kërkuara për vitin 2021?
Nëse po kërkoni një punë të re dhe keni aftësitë e duhura në e-commerce, në sistemin shëndetësor apo në përmbajtjet dixhitale (digital content) – jeni me fat: ato janë të gjitha në parashikimet e LinkedIn si punët më të kërkuara në 2021.
LinkedIn analizoi tendencat e punës në 15 vende në botë për raportin e përvitshëm Jobs on the Rice. Një aspekt i përbashkët ishte që thuajse të gjithë rolet e identifikuara mund të kryhen në distancë – kjo do të thotë që njerëzit me aftësi / njohuri të mëdha dixhitale do të kenë më shumë avantazh në tregun e punës. Më poshtë janë disa tendenca kyçe, shkruan monitor.al, përcjell Albinfo.ch.
Me klikun e mouse
Në Mbretërinë e Bashkuar, numri i njerëzve që blejnë mallra ushqimore është dyfishuar që nga lockdown i parë, në mars 2020, duke kontribuar në një rritje të fortë të e-commerce. Nga operatorët e pakove tek specialistët e zinxhirit ushqimor – punësimi në këtë sektor është rritur me 143%. Lockdown solli dhe një rritje të platformave të reja mediatike si podcasts, me dëgjimet që do të arrijnë një audiencë me më shumë se 15 milionë persona, duke krijuar mundësi për të vetëpunësuarit e përmbajtjeve dixhitale (digital content freelancers).
Profesionistët e përmbajtjeve dixhitale janë mjaft të kërkuar edhe në Indi, me një normë penetrimi 82% në YouTube, ndërsa në Emiratet e Bashkuara është regjistruar një rritje me 197% në punësimin e freelancer të përmbajtjeve dixhitale në vitin e fundit.
Me 70% të njerëzve në Azinë Juglindore tani online, rajoni ka parë një rritje të dukshme të shërbimeve dixhitale, me dy fusha të reja, HealthTech dhe EdTech, duke hapur një sërë mundësish të reja si punë që tani janë zhvendosur në dixhital. Farmacistët, teknologët mjekësorë dhe mësuesit e teknologjisë së informacionit do të jenë të gjithë të kërkuar këtë vit.
Kujdesi për mendjen, trupin dhe shpirtin
Është një histori e ngjashme në Australi, ku – si në shumë vende të tjera – pandemia ka rritur nevojën për specialistë të shëndetit mendor. Sektori i kujdesit shëndetësor dhe social është në rritje më të shpejtë në Australi, duke punësuar më shumë se 1.5 milionë njerëz.
Në Shtetet e Bashkuara, pranë kërkesës për më shumë profesionistë të çdo lloji në sektorin e shëndetësisë, si pasojë e pandemisë së koronavirusit, rolet në fusha si Inteligjenca Artificiale po rriten me shpejtësi.
LinkedIn parashikon se do të jenë 150 milionë vende të reja pune në teknologji në nivel botëror në pesë vitet e ardhshme. Rolet e data scientist dhe data engineer në SHBA po rriten me 35% çdo vit. Me shqetësimin në rritje mbi barazinë racore dhe gjinore, viti 2020 pa një rritje me 64% në punësimin e ekspertëve të diversitetit në vendin e punës.
Fokusi në teknologji është në të njëjtën linjë me gjetjet e LinkedIn në vitin 2020 me 10 profesionet më të kërkuara – të cilat, të gjitha mbështeten shumë në aftësitë dixhitale, duke përfshirë zhvillimin e softuerit, analizat e të dhënave, marketingun dixhital dhe modelin grafik. (software development, data analytics, digital marketing dhe graphic design).
Transformimi dixhital do të thotë mundësi të reja
Raporti përkon edhe me Future of Jobs Report 2020 të World Economic Forum, që këshillon drejtuesit e kompanive të vijojnë të përqendrohen te një transformim i shpejtë dixhital. Sipas raportit, 84% e punëdhënësve po mbikëqyrin zgjerimin e rëndësishëm të punës në distancë, me një të tretën që aplikon edhe instrumente të reja dixhitale për të mundësuar bashkëpunimin dhe krijimin e komunitetit.
Future of Jobs Report zbuloi një rritje me katër herë të numrit të njerëzve që kërkojnë mundësi për të mësuar online, një rritje me pesë herë në dhënien e mundësisë nga ana e punëdhënësve për kurse online dhe një rritje me nëntë herë të studentëve që regjistrohen online në programe të tillë nëpërmjet nismave qeveritare. Nga ana tjetër, njerëzit e papunë janë përqendruar më shumë në mësimin e aftësive dixhitale, të tilla si analiza e të dhënave dhe teknologjia e informacionit.
Puna në distancë do të revolucionarizojë tregun e punës, sipas LinkedIn, duke u dhënë më shumë mundësi punonjësve që nuk mund të jenë rezidentë në qendrat kryesore urbane dhe duke u hapur dyert talenteve të reja.
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor