Shkurt.ch
Cilat janë destinacionet e preferuara të turistëve të huaj në Zvicër?
Cilat janë destinacionet e preferuara të turistëve të huaj në Zvicër? Cilat janë kombësitë që shpenzojnë më shumë në Zvicër? Cilët janë vizitorët, të cilët janë më të prekur nga frangu zviceran i fortë? Këtu janë disa pyetje që gazeta „Blick“ ka vendosur t’iu përgjigjet, në bazë të shifrave të botuara nga Suisse tourisme (Turizmi zviceran).
Sipas kësaj gazete të përditshme, njofoton albinfo.ch, qyteti që ka qëndrime më të gjata në Zvicër është Cyrihu. Qytetet prapa tij janë Gjeneva, Zermatti, Lucerni, Bazeli, Davosi, Lozana, Berna, Interlaken dhe Shën-Moritz.
Të zviceranët, të cilët përfaqësojnë 44,6% të qëndrimeve me fjetje, preferojnë vende si Lenk (BE), Sigriswil (BE), Morschach (LU), Schwende (UA) ose Scuol (GR).
Por, të huajt preferojnë destinacione të tjera të njohura jodomosdoshmërisht mirë. Kështu francezëve iu pëlqen të qëndrojnë në anën e kantonit të Valais-së (Orsièrere), ndërsa belgët kërkojnë Anniviers Val (VS). Anglezët kanë një dobësi për Verbier, ndërsa amerikanët për Lucernin dhe rusët Bad Ragaz (GR). Japonezët preferojnë Grindelwald, ndërsa kinezët preferojnë Sisikon (UR) dhe indianët Giswil (OW).
Vini re se turistët janë në kërkim kryesisht të natyrës në Zvicër, pra janë natyra dhe malet që ata kërkojnë. Mikpritja dhe qetësia shumë herë janë përmendur nga këta turistë.
Shtetasit e Emirateve, shpenzuesit më të mëdhenj
Në anën e shpenzimeve nuk është çudi se shtetasit e Emirateve të Bashkuara Arabe janë më të dhënë pas pazarit, me një mesatare prej 430 frangash të shpenzuar çdo ditë. Kurse japonezet shpenzojnë 350 dhe kinezët 330. Interesante është fakti se zviceranët dhe francezët shpenzojnë më shumë se 160 franga në ditë, kurse holandezët fitojnë çmimin e koprracisë, duke shpenzuar vetëm 130 franga në ditë.
Por efekti i frangut të fortë ka pasur pasoja, thekson gazeta Blick. Që nga fillimi i vitit Zvicra ka regjistruar në të vërtetë një zbritje të numrit të turistëve gjermanë (9%), francezë (7.1% ) dhe italianë (7.7%)
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë