Bota
Cilat janë aeroportet më stresuese në botë
Sondazhi mori në pyetje 1,642 pasagjerë ajror të 53 kombësive të ndryshme, të cilët bënë të paktën dy udhëtime ajrore ndërkombëtare, në vitin 2023
2024-shi do të jetë një vit sfidues për udhëtimet ajrore, me industrinë e aviacionit të rrënuar nga grevat, problemet teknike dhe kushtet klimatike.
Megjithëse shumë faktorë, që bëjnë taksimin e udhëtimeve ajrore, janë jashtë kontrollit të pasagjerëve, një gjë që mund të zgjidhni, është se nga cili aeroport të fluturoni.
Për ta bërë udhëtimin pak më relaksues, mendoni të shmangni aeroportet e mëposhtme, të cilët janë renditur si më stresuesit në botë.
Cili është aeroporti më stresues në botë?
Një studim, i publikuar nga faqja e internetit për këshilla për viza VisaGuide, World, renditi aeroportet më stresuese në botë.
Sondazhi mori në pyetje 1,642 pasagjerë ajror të 53 kombësive të ndryshme, të cilët bënë të paktën dy udhëtime ajrore ndërkombëtare, në vitin 2023.
Ata u pyetën se cilat aspekte të udhëtimit ajror i stresuan më shumë, të cilat ishin numri i lartë i pasagjerëve, aeroportet e mëdha, shpesh të vështira për të lëvizur për shkak të madhësisë, aeroportet e mbushura me njerëz, shpeshtësia e vonesave të fluturimeve dhe distanca nga qendra e qytetit.
Duke përdorur këto shqetësime, VisaGuide.World renditi aeroportet, duke përdorur pesë faktorë: numrin total të pasagjerëve, madhësinë e aeroportit në metra katrorë, dendësinë e pasagjerëve për metër katror, pjesën e vonesave vjetore dhe distancën nga qendra e qytetit në kilometra, shkruan shqip.al, transmeton albinfo.ch.
Gatwick i Londrës është aeroporti më stresues në botë
London Gatwick, aeroporti i dytë më i madh në Mbretërinë e Bashkuar, doli si aeroporti më stresues në botë për të udhëtuar.
Megjithëse numri i pasagjerëve, që përdorin Gatwick, është nën mesataren, në krahasim me aeroportet e tjera, ai ka një nga rezultatet më të larta të dendësisë së pasagjerëve.
Përqindja e vonesave vjetore, është e dyta më e lartë në dhjetëshen e parë, dhe distanca nga qendra e qytetit – 43 kilometra – është më e larta.
Pesë nga dhjetë aeroportet më stresues në botë janë në Evropë
Aeroporti i Stambollit vjen në vendin e dytë. Është më i ngarkuari në Evropë me 64,289,107 pasagjerë të regjistruar në vitin 2022, gjë që e bën atë aeroportin e shtatë më të ngarkuar në botë.
Udhëtarët pretendojnë, se shpesh përballen me vështirësi, në lëvizjen në aeroport, për shkak të madhësisë së tij – mbi 76 milionë metra katrorë.
Aeroporti i Mynihut në Gjermani zuri vendin e tretë. Ai regjistroi më pak se gjysmën e lëvizjes së Stambollit në të njëjtin vit – 31,642,738 pasagjerë. Por, madhësia e aeroportit të Mynihut është pesë herë më e vogël se ajo e aeroportit të Stambollit.
Aeroporti Ndërkombëtar i Denverit në Shtetet e Bashkuara, renditet i katërti, dhe vendi i pestë është aeroporti Heathrow.
Heathrow, është aeroporti i dytë më i ngarkuar në Europë me 61,614,508 pasagjerë dhe është edhe më i vogël se aeroporti i Mynihut.
Vendi i gjashtë, shkoi në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit, i ndjekur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Romës Fiumicino, Aeroporti Ndërkombëtar i Dallas Fort Worth, Aeroporti Ndërkombëtar John F. Kennedy dhe Aeroporti Ndërkombëtar O’Hare.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini? 2025 do të sjellë më shumë sesa pensione të rregulluara dhe kufij të sigurimeve shoqërore. Disa...
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve
-
Si rritja e ‘apartamenteve të biznesit’ po e përkeqëson mungesën e banesave në Cyrih