Lajme

Cilat janë 10 vendet më të lumtura në botë?

Zvicra ka përmirësuar dy vende në krahasim me 2019, duke u pozicionuar në vend të katër, ndërsa Gjermania ka ngjitur 10 vende duke qenë e shtata

Vendet skandinave janë shtetet më të lumtura pasi kryesojnë listën e Raportit Botëror të Lumturisë për vitin 2020.

Finlanda, Islanda dhe Danimarka janë tre vendet më të lumtura në të gjithë botën tregon studimi i bazuar mbi një sondazh të “Gallup” si dhe indikatorët e zhvillimit.

Pavarësisht vitit të pandemisë, në shumicën e vendeve pikëzimi për lumturinë nuk ka ndryshuar.

Zvicra ka përmirësuar dy vende në krahasim me 2019, duke u pozicionuar në vend të katër, ndërsa Gjermania ka ngjitur 10 vende duke qenë e shtata, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.

Zelanda e Re është i vetmi vend jo evropian që bën pjesë në listën e 10 vendeve më të lumtura, ndërsa Kanadaja ka rënë në vendin e 15.

Shqipëria gjendet e renditur në venin e 63, kurse Kosova është në vend të 33, duke qenë vendi më i lumtur në rajon..

Sa u takon vendeve të tjera, Serbia renditet në vend të 48, Maqedonia e Veriut 94 dhe Mali i Zi në vend të 72.

SHBA kanë lëvizur nga vendi 19 në 14, ndërsa për Mbretërinë e Bashkuar ka pasur përkeqësim të renditjes. Tajvani (19) është vendi më i lumtur në Azi, kurse Nigeria (59) në Afrikë.