Lajme
Cila është vonesa me pagën e re minimale të Cyrihut?
Edhe pse në qershor votuesit e Cyrihut thanë 'po' për një pagë minimale prej gati 24 frangash në orë, kjo lëvizje tani po sfidohet
Më 18 qershor, 69 për qind e votuesve të Cyrihut pranuan një propozim të paraqitur nga sindikatat dhe partitë e majta për të futur një pagë minimale për orë prej 23,90 në orë – e cila arrin në 4,000 franga në muaj, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.
Paga minimale “do të lehtësojë shumë nga ata që preken nga pagat e ulëta në qytetin e Cyrihut – punonjësit në zinxhirët e ushqimit të shpejtë, kompanitë e pastrimit dhe ata që punojnë në shitje me pakicë”, tha Oliver Heimgartner nga Partia Social Demokratike lokale, një nga grupet që kryesoi lëvizjen.
Paga e re duhej të hynte në fuqi nga viti 2024, por tani do të duhet më shumë kohë që kjo masë të zbatohet – nëse do të jetë fare.
Pse po ngec vendosja e pagës minimale?
Kjo pasi shoqatat e punëdhënësve kanë bërë ankim në gjykatën e rrethit kundër kësaj mase.
Arsyeja e apelit është “të dihet nëse komunat lejohen ligjërisht të miratojnë pagat minimale”, tha Nicole Barandun, presidente e Shoqatës Tregtare të Cyrihut, në një intervistë me transmetuesin publik SRF, përcjell tutje albinfo.ch.
“Nëse çdo komunitet ka pagën e tij minimale, kjo do të çojë në situata absurde. Në njërën anë është procesi demokratik, por nga ana tjetër është sistemi ligjor”, theksoi ajo. “Nuk mund të votohet thjesht për gjithçka, dhe atëherë kur shumica thotë po, ligji shpërfillet haptazi”.
Ajo po i referohej faktit se nuk ka legjislacion kombëtar për pagën minimale në Zvicër dhe, për rrjedhojë, nuk ka bazë ligjore për të – edhe pse disa kantone kanë një ligj të tillë në librat e tyre (lexoni më shumë për këtë më poshtë).
Pse Zvicra nuk ka një pagë minimale?
Në vitin 2014, vendi mbajti një referendum kombëtar nëse do të vendoste pagën minimale në 22 franga në orë, por masa u refuzua nga 76 për qind e votuesve.
Ata dëgjuan paralajmërimet e qeverisë se zbatimi i një pagash të caktuar do të ishte i dëmshëm për ekonominë e begatë të Zvicrës, pasi do të rriste kostot e prodhimit dhe do të rrezikonte vendet e punës duke i lënë jashtë biznesit kompanitë më të vogla – të cilat nuk mund të përballojnë rritjen e pagave të punëtorëve të tyre.
Në realitet, shumica e punëdhënësve në Zvicër paguajnë paga që tejkalojnë shumën minimale të kërkuar, përcjell tutje albinfo.ch.
Çfarë do të ndodhë tani në Cyrih?
Futja e pagës minimale do të vonohet ndërkohë që gjykata e rrethit po shqyrton ankesën.
Ndërkohë, Cyrihu nuk do të mund ta zbatojë këtë masë dhe mbetet për t’u parë nëse do të jetë e mundur të zbatohet në vitin 2024, siç ishte planifikuar, nëse do të realizohet.
Ku janë vendosur pagat minimale në Zvicër?
Si rezultat i votimit, pesë nga 26 kantonet e vendit kanë vendosur paga minimale që variojnë nga rreth 20 deri në 24 franga në orë: Neuchâtel, Jura, Ticino, Gjenevë dhe Basel City.
Megjithatë, gjërat janë më komplekse në nivel komunal.
Ndërsa kantonet lejojnë komunitetet individuale të vendosin paga minimale në territoret e tyre, asnjë nuk e ka bërë këtë deri më sot.
Cyrihu do të ishte i pari.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra