Kosova
Cila është rëndësia e liqenit të Ujmanit?
Një shpërthim ka ndodhur më 29 nëntor në veri të vendit dhe ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.
Autoritetet në Kosovë kanë thënë se sulmi është terrorist e kriminal dhe vjen nga bandat e orkestruara nga Serbia.
Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë sot disa persona të dyshuar.
Kanali i ujit të Ibër-Lepencit furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të Kosovës dhe Korporatën Energjetike të Kosovës.
Pse është kaq i rëndësishëm Liqeni i Ujmanit?
Liqeni i Ujmanit ka sipërfaqe prej 11.9 kilometra katrorë. Shtrihet në pjesën veriore të Kosovës, në kufi me Serbinë.
Rreth 9 kilometra katrorë të Liqenit të Ujmanit janë në territorin e Kosovës dhe rreth 2 të tjerë në pjesën e Serbisë.
Ujmani është mbledhësi i ujit më i rëndësishmi për Kosovën.
Kur liqeni mbushet plotësisht me ujë, arrin në rreth 370 milionë kub ujë.
Nëse mungon uji i Liqenit të Ujmanit, Kosova mbetet pa energji elektrike, e Prishtina pa ngrohje.
Një pjesë e konsiderueshme e banorëve të Prishtinës furnizohen nga rezervuari i Ujmanit që është më i madhi në Kosovë.
Nga kjo pjesë furnizohen me ujë edhe Mitrovica, Skenderaj, Vushtrria, Drenasi, Fushë-Kosova dhe Obiliqi.
Liqeni i Ujmanit është ndërtuar në mes të viteve 1979-1984.
Në Kosovë ekzistojnë edhe liqeni i Batllavës, i Badovcit dhe ai i Radoniqit. /ksp
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik