Lajme
Cila është e vërteta për foton e ministrit Berset në tren, pa maskë?
"Pas një dite të gjatë dhe pas transmetimit të emisionit të SRF "Arena ", Alain Berset më në fund pati kohë të hante një qese çips dhe të pinte diçka
Ministri Federal i shëndetësisë, Alain Berset është ulur në një kupe të klasit të parë të trenit dhe nuk mban maskë. Kjo pamje po bëhet virale aktualisht në rrjetet sociale, transmeton albinfo.ch. Kritikët e masave të pandemisë e akuzojnë atë si një ministër “hipokrit” që nuk u përmbahet rregullave që vetë i ka miratuar.
Por a është foto e vërtetë apo një fotomontazh? A është i përditësuar apo, siç dyshojnë disa përdorues të Twitter, nga viti 2017?
“Tribune de Geneve” ia ka dorëzuar këtë foto Departamentit të Brendshëm, shkruan 20minuten.ch. Zëdhënësi i ministrit Berset, Christian Favre, thotë se fotografia është bërë me gjasë, të premten, më 12 nëntor dhe shpjegon: “Pas një dite të gjatë dhe pas transmetimit të emisionit të SRF “Arena “, Alain Berset më në fund pati kohë të hante një qese çips dhe të pinte diçka, përcjell albinfo.ch. Siç dihet, heqja e maskës për të ngrënë dhe pirë në transportin publik, është e lejuar.
Nën vëzhgim gjatë gjithë kohës
Christian Favre kujton gjithashtu se ministri është përpjekur të tregojë sjellje “shembullore” që nga fillimi i pandemisë. Është për të ardhur keq që një person keqdashës shfrytëzon këtë moment për të abuzuar me një foto të tillë”, vijon ai për “TdG”, transmeton albinfo.ch. “Duket vërtet absurde që njerëzit të supozojnë se ministri i cili nuk mund të ecë më shumë se një metër pa u njohur, po i injoron masat e marra shëndetësore.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona Anëtarët e Forcave të Armatosura të Zvicrës do të marrin vetëm një uniformë të veçantë fustani...
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve