Futboll

Cikalleshi shënon në Superligën turke

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi ka shënuar një gol, në ndeshjen që ekipi i tij Osmanlispor luajti në shtëpi ndaj Trabzonspor. Futbollisti nga Kavaja ka shënuar golin e dytë për ekipin turk, që i shërbeu për të marrë një pikë, pasi ndeshja u mbyll me rezultat 3:3, përcjell albinfo.ch.

Pas një topi të gjatë, Cikalleshi u shërbye në zonë, goditi, teksa çoi topin pas shpinës së portierit.

Ai shënoi në momentin kur Trabzonspori kishte shënuar golin e tretë, dhe hapi përsëri fatet e takimit, që më pas u barazua nga Cagiran.

Pas kësaj pike, Osmanlispori mbetet në luftën për mbijetesë, teksa numëron 29 pikë, dhe gjendet në vendin e parafundit në renditje.