Shkurt.ch

Çifti pensionistësh fiton 219 milionë dollarë

Merle dhe Patricia Butler janë bërë multi milionerë brenda natës. Ashtu si të gjithë fituesit tjerë të lotarisë, ata dëshirojnë të vazhdojnë të jetojnë si më parë.

Ata janë tashmë yje në Red Bud, “Qyteti i luleve” me 3.700 banorë në Illinois të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pensionistët amerikanë, Merle (65) dhe Patricia Butler (62), deri dje ishin një çift normal, të martuar bashkë për 41 vjetë , dhe kurrë nuk kishin jetuar jashtë qytetit Bud Bud. Tani ata janë milionerë ngase kishin fituar 219 milionë dollarë në loto.

Merle ka blerë një tiketë për tre dollarë në një pompë benzine. Ajo i ka sjellë atij 218’666’667 dollarë.