Bota
Çifti Obama nënshkruan marrëveshje me Netflix
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle, kanë nënshkruar marrëveshje disavjeçare me platformën Netflix për të prodhuar një mori filmash e serialesh.
Nën emrin Higher Ground Productions, Obama ka mundësi që të prodhojë serialet skriptet e të cilave tashmë janë shkruar apo jo, por edhe filmat. Marrëveshja sugjeron se Obama do të ketë rol më publik sesa që është e zakonshme për ish-presidentët amerikanë, përcjell albinfo.ch.
Marrëveshja me Netflix, platformë me rreth 125 milionë parapagues në botë do t’i japë çiftit Obama zë jashtë fjalimeve tradicionale, librave e punës bamirëse.
“Një prej gëzimeve më të mëdha të shërbimit tonë ishte mundësia që të takoheshim me njerëz të jashtëzakonshëm nga të gjitha fushat dhe të ndajmë me ta përvojat drejt audiencës më të gjerë”, ka thënë Obama në një njoftim për media.
Ai shtoi se Michelle dhe ai janë të entuziazmuar që do të bashkëpunojnë me Netflixin.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik