Integrimi
Çifti lë Gjermaninë për të jetuar në Shqipëri
Përkundër paragjykimeve për Shqipërinë e "rrezikshme", një çift mësuesish gjermanë kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në Shqipëri, të dërguar nga Qendra Gjermane për Sistemin e Jashtëm Shkollor (ZfA)
Nuk është e lehtë për një familje të largohet nga vendlindja për të jetuar e punuar në një vend tjetër. Por për një familje gjermane qe vjen të jetojë në Shqipëri, ky kapërcim kufijsh i ngjason një sfide.
Jo thjesht se Shqipëria paramendohet si një “sprovë e vështirë”, por sepse fillimisht të huajt duhet t’i menjanojmë paragjykimet dhe stereotipet negative që e rrethojnë imazhin e Shqipërisë në botë.
Madje edhe kur këto paragjykime nuk i ke vetë, përpiqen të t’i japin me vete të afërm apo miq. Njerëz që duhet t’i bindësh se rruga drejt Shqipërisë nuk është më aventurë.
Pikërisht me këto dyshime e frikë ndaj një qëndrimi në Shqipëri, DW në gjuhën shqipe sjell një reportazh për familjen gjermane, Gärtner.
Birgit dhe Christian Gärtner janë dy mësues të gjermanishtes në gjimnazin “Mahmud dhe Ali Cungu” në Elbasan.
Ata vetë, që e njihnin përvojën e kapërcimit të kufijve dhe jetës në kultura të tjera nuk kishin dyshime, por disa të afërm e miq dinin të flisnin për Shqipërinë vetëm si vendin e mafias dhe gjakmarrjes.
E vetmja gjë që dinte mësuesja Birgit Gärtner për Shqipërinë, lidhej me dy shqiptarë që i kishte takuar në Gjermani. Të dyja përvoja të mira, rrëfen ajo. “Unë nuk kisha dyshime e frikë, por e vura kur tregova që do të shkoj në Shqipëri, se shume gjermanë kishin ende majft paragjykime.
Miq të mi më thanë si mund të shkohet në Shqipëri, jo, aty nuk do shkoja, duhet të jetë e rrezikshme, aty dëgjon shpesh për mafian dhe gjakmarrjen.”
Tanimë prej më shumë se një viti çifti Gärtner jeton së bashku me vajzën tetëvjeçare Annemarie në Elbasan dhe Tiranë, të dy të dërguar si mësues të gjermanishtes nga Qendra Gjermane për Sistemin e Jashtëm Shkollor (ZfA) në Gjermani.
Vështirësitë e fillimit dhe ambientimit në një vend të huaj tanimë kanë kaluar. Annemarie ndjek një shkollë internacionale në Tiranë, dhe ka gjetur shumë shoqe shqiptare. Birgit Gärtner vlerësin angazhimin e mikpritjen e kolegëve dhe miqve që e kishin përgatitur apartamentin për ta që ditën e parë të mbërritjes.
Birgit dhe Christian Gärtner mësojnë nxënësit gjermanisht në klasën e gjashtë. Interesin për Gjermaninë dhe respektin ndaj gjermanëve ajo e ndjen përditë në ambientet ku shkon. Por mësuesja e re do të kishte dëshiruar më shumë interes tek nxënësit në gjimnazin e gjuhëve të huaja “Mahmud dhe Ali Cungu”, ku ajo jep mësim.
Në klasën e saj ka edhe nxënës shumë të mirë, por ka edhe shumë të painteresuar. Me sa duket aty ku familjet janë të interesuara për arsimimin e fëmjëve, edhe nxënësit janë më të angazhuar në mësim, thotë ajo. Për t’i bërë më të motivuar nxënësit që mësojnë vetëm për tre vjet gjermanisht Birgit duhet vetë përdor metoda të ndryshme pedagogjike nga ato të mësuesve shqiptarë.
“Përpiqem që ta konceptoj në mënyrë sa më interesant orën mësimore, në Shqipëri praktikohet mësimi frontal, mësohet shumë përmendësh. Unë shoh që ta fus elementë të lojës në mësim, me efekt mësimor, ose të bisedoj drejtpërdrejt me nxënësit. Disa herë ia dal shumë mirë, ka ditë shumë të mira, por ka edhe ditë që puna nuk ecën aq mirë.”
Njerëz miqësorë dhe klimë më e mirë se në Gjermani
Pas shkolle Birgit dhe Christian kthehen të jetojnë në Tiranë. Christian Gärtner e admiron Shqipërinë. Madje edhe dallimet kulturore që ka gjetur kanë qenë shumë më të vogla se ç’ka menduar para se të vinte. Tirana dhe Shqipëria janë në ethe ndryshimi, thotë ai.
“Kanë ndryshuar shumë gjëra edhe këtë vit që jemi ne këtu. Janë ndërtuar rrugë. Po shkohet drejt përmirësimit, megjithëse shumë vetë janë të pakënaqur e shajnë qeverinë.”
Por ajo që i ka impresionuar të dy dhe që i ka bërë të mendojnë të jetojnë më gjatë se katër vjet në Shqipëri janë njerëzit – miqësorë e të sjellshëm. Christian Gärtner bën krahasimin me të huajt që vijnë në Gjermani.
“Ndryshe nga një shqiptar që vjen në Gjermani, një gjerman që vjen në Shqipëri pritet mirë. Ai përfiton nga imazhi i përgjithshëm pozitiv që kanë gjermanët në këtë vend.”
Ndërsa Birgit Gärtner përveç se e do punën me nxënësit shqiptarë ka edhe një arsye më shumë për të qëndruar.
“Klima është më e mirë se në Gjermani, më pëlqen vendi, jemi ambientuar shumë mirë”, thotë ajo.
Ndoshta deri pas dy vitesh kur të merret përfundimisht vendimi për të qëndruar më gjatë në vend, Christian dhe Birgit do të kenë mësuar edhe gjuhën shqipe, ndërsa vajza Annemarie, do të mund të ketë gjetur kuajt që i mungojnë në Shqipëri.
Kështu një mandati të ri katërvjeçar në Shqipëri nuk do t’i dilte asnjë pengesë tjetër përpara.
/DW & albinfo.ch/
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës