Integrimi

Çifti Bajrami nga Gjermania dëshiron të ndihmojë Gjakovën

Së bashku me fëmijët e tyre Dëborën dhe Danielin Claudia dhe Engjëll Bajrami nga Vellmar-i i Gjermanisë, kaluan pushimet e tyre në Gjakovë, në vendlindjen e Engjëll Bajramit. Gjatë qëndrimit të tyre atje, ata më ftesë të kryetares, Mimoza Kusari – Lila, morën pjesë në konferencën e investitorëve që është mbajtur në fund të muajt korrik në Gjakovë, njofton “albinfo.ch”

Edhe njerëzit nga Kosova janë në mesin e refugjatëve të cilët në këtë kohë një numër i madh po largohen nga shtëpitë e tyre. Një çift nga Vellmar-i, burri më origjinë nga Kosova, shkoi në vendlindjen e tij për të shqyrtuar mundësitë, se si mund ta ndihmojnë këtë komunë.
 
Çdo vit Engjëll Bajrami nga Vellmar-i viziton motrën e tij dhe dy vëllezërit në Kosovë. Së bashku më bashkëshorten e tij, zonjën Claudia dhe dy fëmijët Danielin dhe Dëborën, 42 vjeçari i cili që nga viti 2007 jeton në Vellmar e kalon një pjesë të pushimit verorë në qytetin e vendlindjes së tij në Gjakovë.
 
Këtë vit familja pushimin e kaluan megjithatë pak më ndryshe se zakonisht. Më  ftesën e Mimoza Kusari – Lila e cila është kryetare e afër 100 mijë banorëve të këtij qyteti, Engjëll dhe Claudia Bajrami morën pjesë në një konferencë investitorësh në të cilën ishin mbledhur mbi 100 përfaqësues ndërkombëtarë nga politika dhe ekonomia, raporton hna.de.
 
Claudia Bajrami punon në Vellmar si dado, ndërsa burri i saj Engjëlli punon si shofer për kujdesin e të moshuarve, transmeton “albinfo.ch”.  Potencial për investim në fakt ata nuk kanë. Megjithatë ishte e rëndësishme për Mimoza Kusari Lilën që çifti nga Vellmar-i të janë mysafirë në konferencë dhe të informohen sa më shumë se si  mund ta shtynë për para ekonominë e këtij qyteti.
“Ne kemi ndjekur në vazhdimësi ngjarjet në Gjakovë. Kur ne në shkurtë të këtij viti mësuam se në Gjakovë është hapur një fabrikë tekstili dhe janë punësuar 70 banorë të këtij vendi, ne i shkruam kryetares së qytetit një e-mail duke i thënë se jemi shumë të gëzuar”, shpjegon ajo mënyrën se si erdhi deri të kontakti më kryetaren, Kusari – Lila.
 
Më pastaj Mimoza Kusari i fton çiftin në konferencë. “ Ne ishim vetëm si mysafirë, sepse qyteti nuk ka nevojë vetëm për investitorë, por edhe për njerëz të fjalës së mirë. Ne duhet këtu në Gjermani, të ndikojmë tek të tjerët, që bizneset ndërkombëtare të ndërtojnë dhe investojnë në qytetin e Gjakovës”, tregon Engjëll Bajrami.
 
Siç ka mësuar Claudia Bajrami gjatë konferencës, duke u bazuar në të dhënat e kryetares së Komunës, papunësia në Gjakovë është mbi 60 përqind, “ Nëse njerëzit në Gjakovë sërish do të gjejnë punë, dhe infrastruktura e përgjithshme përmirësohet, nëse për shembull funksionon sistemi shëndetësorë dhe do të këtë furnizim të pandërprerë të rrymës elektrike, supozoj se shumë më pak njerëz do ta lëshonin atdheun e tyre”, thotë ajo.
 
Me informacione të shumta rreth qytetit të Gjakovës, familja kthehet nga Kosova në Gjermani. Në Vellmar çifti po mendon se si do të mundën ta mbështesin Gjakovën. “ Më një përfaqësuese të sektorit të edukimit në Gjakovë, kam biseduar rreth temës së kujdesit ditorë të fëmijëve, që atje ende nuk ka. Ndoshta me zhvillimin e bisedave, mund të këtë ndonjë projekt në të cilin mundëm të angazhohem për ta ndihmuar”, thotë Claudia Bajrami.