Lajme
CIA: Kosova, Shqipëria e Maqedonia më të varfrat në rajon
Agjencia Amerikane e Inteligjencës (CIA) ka publikuar të dhënat për kokë banorë për 228 shtete në botë. Kosova, Shqipëria e Maqedonia janë më të varfrat në Evropë
Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia janë ndër shtetet më të varfra në Evropë sa i përket të ardhura bruto për kokë banori (BPB). Kështu raportohet në Librin Botërore të fakteve (The World Factbook) të Agjencisë Amerikane të Inteligjencës (CIA) publikuar para disa ditëve.
Sipas këtij raporti, Kosova radhitet në vendin e 131-të nga 228 shtete sa i përket Prodhimit të Brendshëm Bruto për kokë banori me 7200 dollarë. Shqipëri me 8.200 dollarë për kokë banori, radhitet pak më lartë se Kosova në të njëjtin vend me Namibinë dhe Tongon.
Ndërsa edhe vendet e rajoni nuk qëndrojnë edhe aq mirë me MPB. Kështu Mali i Zi renditet i 107-ti me 11.900 dollarë për frymë, Maqedonia 113-ta më 10.800 dollarë, Serbia 111-ta me 11.100 dollarë për kokë banori dhe Kroacia më 17.800 dollarë qëndron dukshëm më lartë.
“Ekonomia shqiptare edhe pse vazhdon të rritet në shifra, renditet ndër më të varfrat në Evropë si pasojë e infrastrukturës të papërshtatshme të transportit dhe energjisë, por gjithashtu edhe ulja e të ardhurave nga emigrantët që jetojnë në Greqi dhe Itali”, citojnë mediet shqiptare raportin e CIA-s.
Kjo mbështetje e rëndësishme e ekonomisë shqiptare ka rënë nga 12-15 për qind të GDP-së përpara krizës ekonomike të vitit 2008 në 7 për qind të GDP-së në vitin 2012.
“Sektori i bujqësisë i cili është përgjegjës thuajse për gjysmën e numrit të të punësuarve, arrijnë të përmbushin vetëm nevojat e familjeve, për shkak të mungesës së pajisjeve moderne, problem me pronësinë dhe dominimit të sipërfaqeve të vogla e joefiçente të tokës”, theksohet në raportin e CIA-s.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër Procedurat penale në lidhje me aktet e terrorizmit kanë arritur “një rekord historik” në vitin 2024,...
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë